Presidenti Erdoğan mbërrin në Arabinë Saudite për bisedime

Presidenti Erdoğan dhe Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, do të zhvillojnë bisedime kokë më kokë, më pas do të zhvillohen edhe takime ndërmjet delegacioneve


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbërritur në Arabinë Saudite në kuadër të një turneu tre-ditor në Gjirin Persik, me qëllim për të forcuar lidhjet rajonale, raporton Anadolu.

Në pjesën e parë të udhëtimit të tij, ministri saudit i Punëve të Jashtme, Faisal bin Farhan al-Saud dhe zyrtarë të tjerë pritën presidentin Erdoğan në aeroportin e qytetit Jeddah. Presidenti turk shoqërohet nga anëtarë të kabinetit të tij dhe zyrtarë të tjerë turq.

Presidenti Erdoğan dhe Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, do të zhvillojnë bisedime kokë më kokë, më pas do të zhvillohen edhe takime ndërmjet delegacioneve.

Më vonë gjatë ditës, Erdoğan do të marrë pjesë edhe në një darkë zyrtare që do të mbahet për nder të tij.

Marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare do të jenë në rendin e ditës.

Pas Arabisë Saudite, Erdoğan do të vizitojë Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjatë vizitës së tij në tre vendet e Gjirit, tha Erdoğan më herët se ai dëshiron të forcojë lidhjet me ta dhe të finalizojë marrëveshjet e investimeve.

Në një konferencë për media në Istanbul përpara se të niste turneun e tij në Gjirin Persik, Erdoğan tha se marrëdhëniet diplomatike me Arabinë Saudite u vendosën në vitin 1929.

“Ne duam të shtrijmë bazat e qëndrueshme të marrëdhënieve tona në një fushë edhe më të gjerë bashkëpunimi”, tha ai.

Presidenti turk theksoi se si një nga vendet më të rëndësishme në rajon, Arabia Saudite ka një vend të veçantë në fusha të tilla si tregtia, investimet dhe shërbimet kontraktuese.

“Vlera e projekteve të ndërmarra nga kontraktorët tanë në Arabinë Saudite në 20 vitet e fundit është afërsisht 25 miliardë dollarë. Ne dëshirojmë që kompanitë turke të luajnë një rol më të madh në projektet në shkallë të gjerë të Arabisë Saudite”, tha presidenti turk.

Burimi: Anadoly Ajansi

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.