Turqia, mikja e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Republika e Turqisë është gjendur në krah të Shqipërisë, ashtu si edhe gjithë faktorit shqiptar në Ballkan


Nga Arben Tafaj
Kryetar i Shoqatës Tirana

I nderuar ambasador i Republikes Turke, I nderuar kryetar i Fondacionit ALSAR, te nderuar pjesmarres!

Përgjatë 30 viteve të fundit, në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës Tirana – e cila është një nga organizatat e para dhe më të njohura jo-qeveritare në Shqipëri – por edhe në cilësinë e nënkryetarit të Partisë Republikane, të drejtuesit të pushtetit vendor apo së fundi të anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës – kam patur rastin të marr pjesë në veprimtari të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, brenda dhe jashtë Shqipërisë, midis të cilave edhe mjaft aktivitete të Shoqatës ALSAR, me të cilën Shoqata Tirana ka një marrëdhënie të herëshme dhe të suksesëshme bashkëpunimi dhe partneriteti.

Por, ky event i sotëm është vërtet i një rëndësie të veçantë; sepse ai lidhet me dy gjëra me rëndësi jetike për shqiptarët dhe për gjithë rajonin tonë: Stabilitetin rajonal dhe marrëdhëniet me Republikën e Turqisë.

Ballkani ka qënë gjithmonë, siç e kanë cilësuar – një fuçi baruti – me konflikte të vjetra, e me rrënjë të thella historike – që xjerrin krye herë pas here. Situata e sotme në Kosovë, është një dëshmi e qartë dhe aktuale e këtij realiteti historik.

Në këto kushte, paqa dhe stabiliteti rrajonal merr një rëndësi të veçantë dhe një përparësi jetike. Republika e Turqisë, si një nga vendet më të fuqishme anëtare të Aleancës Veri-Atlantike, si trashëgimtare e Perandorisë Osmane – e cila ka lënë gjurmë shekullore në gjeopolitikën e Ballkanit- dhe si një vend që respekton sovranitetin dhe integritetin territorial e politik të çdo shteti tjetër; përbën një faktor deçiziv në ruatjen e paqes dhe të stabilitetit në rrajonin tonë dhe në mbarë botën.

Është fakt i pamohueshëm se, Republika e Turqisë është gjendur në krah të Republikës së Shqipërisë – ashtu si edhe gjithë faktorit shqiptar në Ballkan- përgjatë gjithë historisë më se një shekullore të formimit të shtetit shqiptar. Kjo mbështetje e hapur dhe e vendosur e faktorit shqiptar është shprehur në momentet më kritike për sigurinë e vendit tonë, madje edhe në periudhën dyzet vjeçare-izolacioniste të regjimit komunist në Shqipëri.

Ne shqiptarët kemi një shprehje që thotë: “Miku njihet mik në të keq e në rrezik” – dhe Republika e Turqisë -ashtu si dhe populli turk- e kanë provuar me fakte të qarta se janë miq të shqiptarëve. Turqia hapi dyert për miliona refugjatë shqiptarë të zhvendosur gjatë luftërave në Ballkan, të cilët gjetën atje një strehë të sigurt dhe mundësi integrimi në shoqërinë vendase – çka bëri që shumë prej tyre të ishin të suksesshëm në të gjitha fushat.

Me rrëzimin e regjimit komunist dhe hapjen e Shqipërisë, Turqia ishte e para që lehtësoi regjimin e vizave për shtetasit e Republikës së Shqipërisë; në një kohë kur për çdo vend tjetër të duhej të mbaje rradhë të gjata në dyert e ambasadave. Ajo u bë gjithashtu një vend ku mund të aplikoje për vizë në përfaqësitë e shumë shteteve të tjera të cilat nuk kishin përfaqësitë e tyre në Shqipëri.

Mendoj se çdo shqiptar, pa dallim feje, krahine apo ideje; e ka një përvojë pozitive të lidhjeve me Turqinë. Shumë të rinj shqiptarë që kanë zgjedhur universitet turke, kanë bërë tashmë karierë brenda dhe jashtë vendit. Unë mund të sillja të paktën tre shembuj nga rrethi im i ngushtë familjar…….
Kjo përkrahje e fortë vëllazërore u shfaq edhe njerë herë pas tërmetit me pasoja të rënda të vitit 2019 në Shqipëri, ku Republika e Turqisë u bë kontributori më i madh për zhdukjen e pasojave të këtij tërmeti; duke rindërtuar lagje të tëra të rrënuara.

Po kështu, gjatë pandemisë së vitit 2020, kur lëvizja në shumë vende u kufizua për shkak të lok-daunit; Turqia u bë vendi ku shumë shqiptarë gjetën mundësi të kuroheshin për t’i shpëtuar kthetrave të vdekjes – përfshirë edhe një numër jo të vogël mjekësh të njohur shqiptarë.

Prandaj -bazuar edhe në rrethin e gjerë të njohjeve që kam krijuar gjatë aktivitetit tim më se 30 vjeçar- mund të them me bindje të plotë se shqiptarët kanë një ndjeshmëri të veçantë ndaj çdo ngjarje që lidhet me stabilitetin e Turqisë dhe pozitën e saj si një faktor i stabilitetit dhe bashkëpunimit rrajonal.

Ashtu siç mund të pohoj, pa mëdyshje, se ajo që ndodhi në Turqi naten e 15 korrikut 2016, shkaktoi një tronditje edhe në opinionin publik shqiptar, por edhe, rikthimi i shpejtë i normalitetit, në sajë të vendosmërisë së Autoriteteve dhe të popullit turk për t’i dhënë fund asaj emergjence tronditëse – shkaktoi lehtësim tek shumica e shqiptarëve. Prandaj, uroj që një episod i tillë të mos përsëritet më kurrë as në Turqi, dhe as në ndonjë nga vendet e tjera të rajonit tonë – duke shprehur besimin e plotë, se lidhjet miqësore e vëllazërore -shumë shekullore- midis popullit shqiptar dhe popullit turk, do vazhdojnë të mbeten të tilla edhe për shumë shekuj të tjerë.

Ju faleminderit!


Fjala e mbajtur gjatë Akademisë Përkujtimore “15 Korrik – Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar në Turqi”, me rastin e përvjetorit të shtatë të tentativës së dështuar për grusht shteti në Türkiye, tentativë e ndërmarrë nga organizata terroriste FETO.

Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson delegacionin shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin,…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson delegacionin shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin,…