Nikolla pret ambasadoren Håstad: Shqipëria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Suedisë në NATO

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti ambasadoren e Suedisë, Elsa Håstad, me rastin e përfundimit të misionit të saj në Shqipëri.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti ambasadoren e Suedisë, Elsa Håstad, me rastin e përfundimit të misionit të saj në Shqipëri.

Kryetarja Nikolla e falenderoi ambasadoren Håstad për kontributin e saj në zgjerimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Suedisë si edhe të bashkëpunimit parlamentar mes Kuvendit dhe Riksdag, çka u konstatua edhe gjatë vizitës zyrtare të Kryetares së Kuvendit në Stokhlom dhe takimin me kryetarin e parlamentit Andreas Norlén dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

Shqipëria dhe Suedia kanë marrëdhënie dypalëshe të shkëlqyera dhe bashkëpunim të ngushtë në organizatat ndërkombëtare.

Shqipëria i është mirënjohëse Suedisë për mbështetjen për integrimin evropian dhe mbështet fuqimisht anëtarësimin e saj në NATO, si një kontribut për forcimin e paqes dhe të sigurisë.

Ambasadorja Elsa Håstad falenderoi Kryetaren Lindita Nikolla për bashkëpunimin e shkëlqyer me Kuvendin dhe nënvizoi se shërbeu në Shqipëri në një periudhë të rëndësishme, të çeljes së negociatave dhe kontributeve të rëndëdishme për paqen dhe sigurinë.

Tavo takon ambasadoren e Izraelit, diskutime për projekte në fusha të ndryshme

Kryetari i bashkisë Himarë, Vangjel Tavo priti në takim ambasadoren e Izraelit në vendin tonë, Galit Peleg, me të cilën…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Tavo takon ambasadoren e Izraelit, diskutime për projekte në fusha të ndryshme

Kryetari i bashkisë Himarë, Vangjel Tavo priti në takim ambasadoren e Izraelit në vendin tonë, Galit Peleg, me të cilën…