Historike! Krijohet Bursa Shqiptare e Titujve – ALSE

Hapi i pare i revolucionit ne financat shqiptare, qe me shume sesa nje procedure ligjore dhe biznesi eshte nje ndryshim rrenjesor ne mentalitetin e biznesit shqiptar


Nga Prof. Assoc. Dr. Elvin Meka,
Dekan i Fakultetit të Ekonomisë në UET

5 KORRIK 2023!

Dita e pare e listimit dhe fillimit te tregtimit ne Bursen Shqiptare te Titujve – ALSE te nje titulli korporativ privat!

Nje dite historike, qe shenon ndoshta ngjarjen me te madhe ne historine e financave shqiptare.

Per here te pare ne sistemin financiar shqiptar nje leter me vlere, e emetuar nga nje shoqeri aksionare private (biznes) shqiptare emetohet publikisht dhe listohet zyrtarisht per tregtim ne tregun sekondar te letrave me vlere (burse)!

Hapi i pare i revolucionit ne financat shqiptare, qe me shume sesa nje procedure ligjore dhe biznesi eshte nje ndryshim rrenjesor ne mentalitetin e biznesit shqiptar dhe qasjen e tij drejt sigurimit te financimeve afatgjata, pertej kapitalit aksionar dhe huas bankare.

Ndihem krenar qe, ne cilesine e anetarit te keshillit mbikeqyres te ALSE, si perfaqesues i AK-INVEST, behem pjesemarres, bashkekohes dhe aktor i nje ngjarje te tille historike per sistemin financiar shqiptar!

Pertej falenderimeve dhe pergazimeve mese te merituara per aksionaret e ALSE: Credins Bank, ABI Bank dhe AK invest, qe kane mbeshtetur dhe finacuar fort dhe me durim kete sipermarrje te krijimit te ALSE, e qe mundesuan terrenin per realizimin e nje oferte te tille publike te shoqerise NOA, nje mirenjohje ne qiell i takon padyshim inspiruesit dhe shpirtit te vertete te nje sipermarrje te tille te burses private te letrave me vlere, te ndjerit z. ILIR ADILI, ish-CEO i AK Invest, qe me vizionin, kembenguljen dhe energjine dhe karizmen e tij te jashtezakonshme krijoi, mbajti te ndezur dhe coi perpara sipermarrjen dhe angazhimin e aksionareve, per nje projekt kaq ambicioz dhe elitar, si krijimi i ALSE!

Nje falenderim te vecante per Suzana Rusi Adili, Drejtore e Pergjithshme e AK Invest, per vijimin me energji dhe vendosmeri te idese se z. Adili dhe angazhimit institucional te AK Invest, ne mbeshtetje te ALSE dhe te zhvillimit te tregut te kapitaleve!

Se fundi, por jo me pak per nga rendesia, nje falenderim i madh shkon per stafin e ALSE dhe zj. Nada Vokshi, Drejtore e Pergjithshme e ALSE, qe me angazhiumin dhe punen e tyre profesionale, mundesuan nje preces te shpejte dhe te rregullt te listimit publik te obligacioneve te shoqeirse NOA ne ALSE!

Urime te gjitheve dhe shume suksese NOA-s dhe te gjithe aktoreve te tregut qe mundesuan nje revolucion te tille ne tregun financiar ne Shqiperi!

Rruga tashme u hap; te tjere do vijojne te ecin ne kete rruge, te shtruar dhe te ndertuar me shume mund, perpjekje dhe profesionalizem nder vite, me sakte qe ne vitin e larget 1996, kur per here te pare ne Shqiperi u hap Bursa e Tiranes!

Gonxhja: Mirëpresim investimet direkte bavareze në energji dhe infrastrukturë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit priti ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Eric Beißwenger.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Gonxhja: Mirëpresim investimet direkte bavareze në energji dhe infrastrukturë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit priti ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Eric Beißwenger.