Pastrimi i parave, Shqipëria në listën gri të “MoneyVal”

Nga 40 kritere që përdor MoneyVal për të vlerësuarin kuadrin e pastrimit të parave në një shtet, Shqipëria renditet është në përputhje në 6 prej tyre.


Shqipëria vijon të mbetet në listën gri për pastrimin e parave.

Raporti i MoneyVal, institucionit në varësi të komisionit europian, tregon se vendi ka bërë progres, por jo mjaftueshëm për të dalë nga lista që e rrezikon vendin nga fenomeni i pastrimit të parave.

Nga 40 kritere që përdor MoneyVal për të vlerësuarin kuadrin e pastrimit të parave në një shtet, Shqipëria renditet është në përputhje në 6 prej tyre. Për 31 kritere të tjera vendi renditet përgjithësisht në përputhje, në 2 kritere renditja është pjesërisht në përputhje, ndërsa 1 kriter nuk është marrë në vlerësim. Nga raporti i fundit vendi ka rritur përputhshmërinë në vetëm dy kritere: transparenca dhe pronësia përfituese e marrëveshjeve ligjore dhe rregullimi dhe mbikëqyrja e bizneseve dhe profesionet jofinanciare.

Vendi zbriti në listën gri në 2018-ën dhe që ajo nga periudhë janë bërë katër raporte monitorimi për të parë progresin si dhe për të lënë detyra konkrete për tu zbatuar. Deri më tani disa nga nismat më të rëndësishme që qeveria ka marrë është ligji për pronarët përfitues dhe për krijimin e regjistrit për llogaritë bankare.

Ndërkohë në parlament ka një projektligj të ri që synon ta kthejë Drejtorinë e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave në një agjenci në varësi të këshillit të ministrave duke i dhënë më shumë kompetenca. Gjithashtu synohet një politikë e re pagash për agjencinë që do formohet, pasi institucioni ka vërejtur se 35% e dorëheqjeve nga puna kanë qenë për arsye të pagave të ulëta.

Ndërkohë me ligjin e ri synohet që agjencia të përfitojë aksese të reja për të gjurmuar transkasionet që bëhen në kriptovaluta, si një rrezik i ri që vjen për ekonominë tonë dhe një rekomandim i hershëm nga MoneyVal.

Lexo më shumë nga

Hoxha në Kartën e Adriatikut: Anëtarësimi i Kosovës, forcim i sigurisë rajonale

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Kartës së…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha në Kartën e Adriatikut: Anëtarësimi i Kosovës, forcim i sigurisë rajonale

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Kartës së…