Rama: Shqipëria, së shpejti me 10 milionë turistë të huaj në vit

Kryeministri: Rama theksoi se, Shqipëria po kthehet në një destinacion të shumëkërkuar.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh Kryetari i Partisë Socialiste, nga Gjirokastra, përsëriti apelin e tij për sipërmarrjen për rritjen e pagave për punonjëësit e tyre, gjatë takimit me këshilltarët socialistë të zgjedhur më 14 maj në Gjirokastër, ku e pranishme ishte dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Ai u shpreh se, Shqipëria nuk duhet ta shikojë vetën si konkurruese për krahun e lirë të punës, por për cilësinë e shërbimit.

“Kurdo të vish gjen gjallëri, energji pozitive, gjen njerëz që hapin dyer të reja hotelesh butik. Po rritet një ekonomi familjare që tanimë ka një impakt edhe në jetën ekonomike të zonës”, tha kryeministri.

Rama solli shembullin e një sanitareje në një prej bizneseve në Gjirokastër, e cila paguhej 60 mijë lekë për të thënë se, nuk duhet të shihet vetëm shteti si punëdhënësi i vetëm i sigurtë.

“Nevoja për të pasur forcë pune është çdo ditë e më e madhe. Ne kemi një presion mbi vete prej shumë vitesh për punë në shtet. Dhe fakti që njerëzit duan të punojnë në shtet me pagë minimale 40 mijë lekë, se sa në privat me 60 mijë lekë pagë flet shumë për atë që ne duhet të bëjmë për të mos kultivuar idenë që shteti është punëdhënësi i vetëm i sigurt”, tha kryeministri.

Rama theksoi nevojën e sektorit të turizmit për forcë pune dhe cilësi shërbimi, teksa kujtoi se, dita kur Shqipëria do të numërojë 10 milionë turistë në vit nuk është e largët.

“Industria e turizmit, që po rritet, është përballë një sfide për të plotësuar me forcë pune vendet për t’ju përgjigjur miliona turistëve. Një vit më parë numëruam 7 milionë turistë, dita kur do të arrijmë kufirin e 10 milionë turistëve është më afërt se ç’kemi menduar. Aeroporti i Rinasit është në një situatë që s’ka qenë kurr më parë dhe s’ka një orë të lirë duke pritur e përcjellë avionë“, tha ai.

Rama theksoi se, Shqipëria po kthehet në një destinacion të shumëkërkuar.

“Sfida më e madhe sot nuk është krijimi i vendeve të punës, por plotësimi i vendeve të punës dhe natyrisht bizneset duhet të vrapojnë për të rritur më tepër pagat, sepse niveli i fitimit, përtej asaj që ata pranojnë, është shumë më i lartë. Pjesëmarrja në fitim e punonjësve duhet të jetë më e lartë se sa është, nëse ato nuk duan të ngrihen një mëngjes me duart lart nga qielli. Koha kur Shqipëria ishte forcë konkurruese nga krahu i lirë i punës ka ikur. Duhet të konkurrojmë me shërbimet cilësore”, u shpreh Rama. /ATSH

Lexo më shumë nga

Kumbaro në Athinë, takim me ministra të Greqisë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë pjesëmarrjes në Konferencën ndërkombëtare “Oqeani ynë”, në Athinë zhvilloi takime me disa…

Global 360

Osmani shpall të mërkurën ditë zie në Kosovë pas vrasjes së dy grave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën e 17 prillit ditë zie në vend, pas vrasjes së…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Kumbaro në Athinë, takim me ministra të Greqisë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë pjesëmarrjes në Konferencën ndërkombëtare “Oqeani ynë”, në Athinë zhvilloi takime me disa…