Alibeaj takon Glover: Partia Demokratike po sulmohet nga ish-PD

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj takim me shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODHIR


Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh sot për mediet pas takimit me shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODHIR, se e njoftoi ambasadoren Glover se institucionet nuk kanë marrë masa për përjashtimin nga gara të kandidatëve me rekorde kriminale.

Ai tha se e ka njoftuar Glover edhe për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike dhe pozicionin që ata kanë mbajtur kundrejt grupit të Sali Berishës.

“Bëra të qartë për t’i dhënë ndihmë dhe informacion të plotë për mënyrën se si deri tani fushata është zhvilluar, të gjitha shkeljet nga qeveria, tenderat e hapur, aktivistin që ka në funksion të plotë, administratën që e kanë vënë në funksion të zgjedhjeve. Nuk kanë marrë masat e duhura për të përjashtuar ata kandidatë që rezultojnë me rekorde kriminale. I bëra gjithçka të qartë lidhur me procesin zgjedhor, dhe situatën brenda PD”, u shpreh Alibeaj.

“Problemin e dimë të gjithë, fakti që ne qëndrojmë në seli të marrë me qira dhe se selia jonë është e zaptuar në mënyrë të paligjshme, ajo frekuentohet nga njerëz që nuk përfaqësojnë PD. I bëra të qartë çështjen e mosfigurimit të kryetarëve që garojnë, besoj e kuptoni për çfarë bëhet. Saktësova edhe se kush janë subjektet zgjedhore dhe keqpërdorimin që bëhet. I bëra të qartë situatën brenda PD, arsyen përse ka ndodhur, pozicionin që kemi mbajtur, përdorimin më mënyrë të padrejtë dhe të medieve dhe financimit të partisë”, vijoi ai.

Alibeaj shtoi se PD gjatë gjithë kësaj periudhë është nisur të bëjë një fushatë për qytetarët kundër regjimit.

“Është e papranueshme që kandidatët tanë të ndodhen në sulme nga qeveria dhe ajo pjesë që pretendonte dikur që është PD. Ka një vit e ca që kjo parti është në presion dhe gjuhë linçimi, baltosjeje. Njerëzit tanë nuk e kanë imagjinuar ndonjëherë të ndodhen në presion nga një palë tjetër. Demokratët deri dje kanë qenë bashkë kundër qeverisë, sot ndodhen edhe nën presion ndaj ish-kolegëve, të shitur, të blerë. Nuk e konsideroni ju se kjo nuk është atmosferë mbytëse?!”, tha Alibeaj.

“Ekonomia shpëton Luginën”

Sot në Bujanoc u zhvillua Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën”. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Serbi u përfaqësua nga…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Ekonomia shpëton Luginën”

Sot në Bujanoc u zhvillua Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën”. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Serbi u përfaqësua nga…