Këlliçi prezanton planin për arsimin: Dyfishojmë kopshtet e çerdhet

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës prezanton planin për arsimin në kryeqytet.


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi prezantoi sot planin për arsimin në kryeqytet.

Në një tryezë me ekspertë të arsimit, mësues, pedagogë, nxënës e studentë, Këlliçi tregoi masat që parashikon të marrë që në nisje të punës si kryebashkiak, për t’i dhënë fund problemit të mungesës së shkollave dhe çerdheve.

#BelindKëlliçi #LIVE – Prezantimi i programit për arsimin, çerdhet, kopshtet dhe shkollat

#BelindKëlliçi #LIVE – Prezantimi i programit për arsimin, çerdhet, kopshtet dhe shkollat

Posted by Belind Këlliçi on Wednesday, April 12, 2023

Fillimisht, ai tha se sot në Tiranë, ka kopshte dhe çerdhe për vetëm 12 mijë fëmijë, ndërsa pjesa tjetër e fëmijëve të kësaj grupmoshe mbetet e pambuluar me shërbim.

“Sot që ne flasim në kryeqytet kemi vetëm 39 çerdhe dhe 46 kopshte që mjaftojnë vetëm për akomodimin e 12 mijë fëmijëve të kryeqytetit. Pra 38 mijë fëmijë mbeten të paadresuar dhe problematika e tyre, duhet të jetë një shqetësim parësor për çdo kryebashkiak dhe për çdo punonjës të bashkisë Tiranë”, tha Belind Këlliçi.


Kandidati Këlliçi paraqiti edhe zgjidhjen. Zgjidhja e këtij problemi do të vijë nëpërmjet përdorimit të taksës 3 % si kontribut social që jep sektori i ndërtimit. Pra, kjo hapësirë do të përdoret për kopshte dhe çerdhe të reja në Tiranë, që sipas Belind Këlliçit, do të sjellë menjëherë dyfishim të tyre.

“Angazhimi im i parë dhe i drejtpërdrejtë sot është ky: E gjithë sipërfaqja e ndërtuar që vjen prej taksës 3 % si kontribut social i sektorit të ndërtimit, do të shkojë për çerdhe dhe kopshte të reja. Kjo do të thotë se numri i kopshteve dhe çerdhe të reja në Tiranë do të dyfishohet menjëherë. Kjo do të ndodh brenda vitit tim të parë të mandatit të ardhshëm. Pasi të ketë kaluar viti i parë që të kemi marrë 3 % për të ndërtuar të gjithë atë sipërfaqe për ta kaluar te fondi i ndërtimit të çerdheve dhe kopshteve, nëse do të ketë fëmijë, familje që kanë nevojë të regjistrojnë fëmijët në çerdhe apo kopsht shtetëror dhe nuk e gjejnë këtë mundësi, atëherë bashkia do t’i japë një bonus prej 100 mijë lekësh të vjetra në muaj për ta çuar fëmijën në një strukturë private derisa t’i garantojë kopshtin apo çerdhen publik”, u shpreh kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës.

Para ekspertëve të arsimit, Belind Këlliçi premtoi gjithashtu dhënien fund të mësimit me dy turne në kryeqytet, duke ndërtuar struktura arsimore për çdo njësi sipas nevojave.

“Prandaj them me bindje se historia e turpit pafund e shkollave me dy turne apo të mbipopulluara do të marrë një zgjidhje të menjëhershme. Nuk ka më kohë kryeqyteti për të humbur me gënjeshtra apo me justifikime, çdo zonë e çdo njësi do të ketë kopshte, shkolla e çerdhe aq sa i nevojiten komunitetit”, tha Këlliçi.

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë me SHBA-të

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 74 vota pro të Partisë Socialiste, 0 kundër, 0 abstenim, marrëveshjen e huasë ndërmjet…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë me SHBA-të

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 74 vota pro të Partisë Socialiste, 0 kundër, 0 abstenim, marrëveshjen e huasë ndërmjet…