Nikolla: SHBA, mbrojtësja më e fuqishme e kombit shqiptar!

Kryetarja e Kuvendit përshëndet 32-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.


Kryetarja e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla, ka përshëndetur sot 32-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.

“Më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh, u rivendosën marrëdhëniet diplomatike midis SHBA dhe Shqipërisë. Vitin e kaluar marrëdhëniet tona plotësuan një shekull histori.

Kur më 28 korrik 1922, SHBA dhe Shqipëria njohën njëra-tjetrën si shtete, SHBA ishin një shtet i madh, i fuqishëm dhe demokratik prej 146 vjetësh, ndërsa Shqipëria një shtet i ri 10-vjeçar, i vogël, i dobët dhe i rrezikuar.

Kjo njohje dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara ishte ndër faktorët qe garantoi mbijetesën, pavarësinë, sovranitetin, tërësinë territoriale dhe procesin e formimit të shtetit shqiptar.

SHBA janë sot partneri ynë strategjik, ndër mbrojtësit më të fuqishëm të kombit shqiptar dhe garantët më të mëdhenj të demokracisë shqiptare.”, shkruan Kryetarja Nikolla.

Kryetarja e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla, përshëndetje me rastin e 32-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve…

Posted by Kuvendi i Shqipërisë on Wednesday, March 15, 2023

Ambasadori Kuka merr pjesë në aktivitetin diplomatik tradicional “Diplomatic Grape Harvest”

Në kuadër të aktivitetit, Ambasadori zhvilloi një takim me Ministrin e Bujqësisë dhe Ushqimit të Hungarisë, z. Szabolcs Bóna, të…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Kuka merr pjesë në aktivitetin diplomatik tradicional “Diplomatic Grape Harvest”

Në kuadër të aktivitetit, Ambasadori zhvilloi një takim me Ministrin e Bujqësisë dhe Ushqimit të Hungarisë, z. Szabolcs Bóna, të…