Hastad: Zgjerimi i BE, prioritet i Presidencës suedeze

Ambasadorja e Suedisë në Tiranë u shpreh e zgjerimi i Bashkimit Europian është një ndër prioritetet e Presidencës suedeze


Ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad u shpreh sot se zgjerimi i Bashkimit Europian është një ndër prioritetet e Presidencës suedeze, ndërsa theksoi se procesi i integrimit kërkon shumë angazhim dhe do të marrë një kohë të gjatë.

Në një intervistë televizive për News 24, Hastad vuri theksin tek vijimi i zbatimit të reformës në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, si dhe te zgjedhjet e 14 majit.

“Për ne nisja e negociatave përbën një moment shumë të rëndësishëm dhe gur i rëndësishëm themeli në proces që do marrë një kohë të gjatë. Për Suedinë mori një kohë të gjatë. Prandaj ne e dimë, që kërkon shumë punë dhe shumë, shumë vite. Por tani që Shqipëria ka hapur negociatat puna e vërtetë do të nisë. Suedia e ka përgatitur Shqipërinë për 20 vite për këtë proces dhe suksesi juaj është suksesi ynë, sepse ne e kemi pritur që kjo të ndodhë”, tha ajo.

Ambasadorja theksoi se “Suedia e ka ndihmuar Shqipërinë gjatë 20 viteve, sepse prioriteti ynë është zgjerimi”.

“Ne e kemi mbështetur të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ne kemi vënë në dispozicion 500 milionë euro për një periudhë 7-vjeçare vetëm në përgatitjen e anëtarësimit në BE. Suedia do të bëjë punën e vështirë së bashku me ju. Ne po punojmë me agjencitë dhe qeveritë mbi mjedisin. Ne e kemi përgatitur Shqipërinë për hapjen e Kapitullit 27 që ka të bëjë me mjedisin dhe ndryshimet klimatike. Ne kontribuojmë me ekspertet tanë. Ne punojmë shumë në rang rajonal me median, gazetarinë investiguese, lirinë e shprehjes që është shumë e rëndësishme që tu bërë anëtar i BE-së. Po ashtu mbështesim edhe shoqërinë civile që është pjesë shumë e rëndësishme. Pra mbështetja jonë është politike, gjë të cilën Suedia do e bëjë gjatë Presidencës së saj, por edhe me financimet e projekteve përmes mbështetjes konkrete”, tha ajo.

Ndërsa vlerësoi faktin se Shqipëria ishte ndër vendet e para që mbështeti anëtarësimin e Suedisë në NATO, Hastad tha se “ne jemi të lumtur të ndihmojmë Shqipërinë të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, sepse është në interesin tonë t’ju ndihmojmë”.

“Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin në Europë dhe në botë. Nëse ne duam të kemi një botë ku të punojmë bashkë, të mbështesim njerëzit, zhvillimin ekonomik, kemi nevojë për njëri-tjetrin. Nuk duhet të mendojmë vetëm për vendin tonë”, tha ajo.

Duke u ndalur te progresi i reformës në drejtësi, Hastad u shpreh se “në reformën në drejtësi shumë gjëra janë bërë”.

“Është një reformë shumë ambicioze. Procesi i vetting-ut, agjencitë e reja, ngritja e SPAK-ut, janë bërë. Por unë mendoj që në sytë e publikut, shqiptarëve të zakonshëm, perceptimi është se jo shumë gjëra kanë ndodhur. Mendoj se është shumë e rëndësishme që qytetarët e zakonshëm të kenë akses në sistemin e drejtësisë. Ka shumë stoqe çështjesh të krijuara ndër vite. Nëse ke një çështje gjyqësore duhet të presësh për vite e vite. Mendoj se nuk është e mjaftueshme të bësh reforma, që janë shumë të rëndësishme, por duhet të krijohet besim tek qytetarët. Ne e kemi mbështetur reformën në drejtësi! Një gjë konkrete, tani ne po mbështesim digjitalizimin e administrimit të çështjeve gjyqësore për të punuar kundër korrupsionit. Kjo për arsye se nëse keni letra, ato mund të lëvizin, por nëse është e digjitalizuar është shumë më e lehtë të qëndrojnë dhe të evitohet korrupsioni. Ky do të jetë kontributi ynë tani. Ka punë përpara, por duhet thënë se shumë është bërë”, shtoi ajo.

Duke folur për zgjedhjet e 14 majit, Ambasadorja e Suedisë u shpreh se “zgjedhjet qëndrojnë në zemër të demokracisë dhe të gjithë po vëzhgojnë Shqipërinë tani”.

“Europa po vëzhgon, Suedia po vëzhgon, sepse progresi juaj është progresi ynë. Zgjedhjet janë ekstremisht të rëndësishme. Mesazhi im është: Votoni! Mos e shisni votën, mos e blini votën mos e shpërdoroni! Përdoreni! Shumë njerëz kanë luftuar për të pasur të drejtën e votës. Zgjedhjet lokale janë shumë të rëndësishme, sepse vendime të rëndësishme merren në nivel lokal. Në demokraci duhet një opozitë aktive, një parti në qeverisje, që të punojnë së bashku, që gjërat të ndryshojnë. Mezi i pres këto zgjedhje dhe po ashtu të ketë angazhim nga të rinjtë”, tha ajo. /ATSH/

Shkodër, firmoset marrëveshja për kartën e studentit, shërbime falas e tarifa të reduktuara

Në takimin me pedagogët dhe studentët e Universitetit të Shkodrës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, foli për rëndësinë…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Shkodër, firmoset marrëveshja për kartën e studentit, shërbime falas e tarifa të reduktuara

Në takimin me pedagogët dhe studentët e Universitetit të Shkodrës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, foli për rëndësinë…