Erdogan shpall datën e zgjedhjeve në Turqi

Presidenti i Turqisë ka shpallur 14 majin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe presidenciale të vendit.

Presidenti i Turqisë ka shpallur 14 majin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe presidenciale të vendit.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili planifikon të rikandidojë, e bëri njoftimin gjatë një konference rinore të shtunën, në provincën veriperëndimore të Bursës. Videoja e ngjarjes u publikua të dielën, më 22 janar.

“Jemi të destinuar të ndajmë rrugën tonë me ju, rininë tonë, që do të votojë për herë të parë në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj”, tha presidenti turk.

Erdogan, i cili është në pushtet që nga viti 2003 – fillimisht si kryeministër, dhe si president që nga viti 2014 – përballet me zgjedhjet më sfiduese për të deri tani.

Ai kandidon në këto zgjedhje teksa mbështetja për të ka rënë pas krizës ekonomike, e cila bëri që inflacioni të arrinte në 85 për qind vitin e kaluar.

Opozita ka fajësuar Erdoganin për rënien ekonomike të Turqisë, për shkeljen e të drejtave dhe lirive civile, duke thënë se në dekadën e dytë në pushtet, ai ka shfaqur qëndrim autoritar.

Erdogan, 68 vjeç, prezantoi një sistem qeverisjeje në vitin 2018 që shfuqizoi zyrën e kryeministrit dhe përqendroi shumicën e pushteteve në duart e presidentit. Pozita e presidentit në Turqi, deri në atë vit, ishte kryesisht ceremoniale.

Sipas sistemit të ri, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare mbahen në të njëjtën ditë.

Lexo më shumë nga

Rama: Marrëveshja me Italinë për emigrantët, në fuqi për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëveshja me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, për emigrantët do të qëndrojë në fuqi…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Marrëveshja me Italinë për emigrantët, në fuqi për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëveshja me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, për emigrantët do të qëndrojë në fuqi…