Edi Rama: Bullgaria të mos të pengojë negociatat me BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Forumi Strategjik i “Bledit” në Slloveni i kërkoi Bullgarisë që të heqë veton për Maqedoninë e Veriut, për t’i hapur rrugën Shkupit dhe Tiranës për çeljen e negociatave.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Forumi Strategjik i “Bledit” në Slloveni i kërkoi Bullgarisë që të heqë veton për Maqedoninë e Veriut, për t’i hapur rrugën Shkupit dhe Tiranës për çeljen e negociatave. “Ne nuk po flasim për t’u bërë anëtarë, kur ne të bëhemi, nuk e di, Macroni që është më i riu do të jetë duke shkruar kujtimet atëherë, ne po flasim për çeljen e bisedimeve.

Do i kërkoj presidentit të Bullgarisë, ju lutem mos jeni kaq tipikë të BE-së, bëhuni ballkanas, hapni rrugën, cfarë po përpiqeni të shpëtoni, hapini rrugën bisedimeve, na lini të flasim me ata dhe pastaj ju mund të bëheni më pas ballkanikë, të vendosni pengesa, por hapni rrugën” tha ai.

Kreu i qeverisë shqiptare kishte kritika të forta për strategjinë e BE-së për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor.  “Ne Ballkan kemi diçka që duhet ta ruajmë fort, që mund të buzëqeshim dhe qeshim edhe kur vuajmë, ç’ka pjesëtarët e BE-së nuk janë në gjendje ta bëjnë, e kam fjalën për gjermanët.

Dikush, një euro-optimiste takoi një euro-pesimist dhe e pyeti euro-optimistin se cila ishte pikëpamja e tij për zgjerimin, ai tha se Turqia do të hyjë në BE ose në presidencën e Maqedonisë apo Shqipërisë dhe pastaj euro-pesimisti sërish u pyet dhe tha të dyja ato do të hyjnë në BE kur ta ketë presidencën Turqia.

Kështu që e kemi gjetur mënyrën për t’u përballur këtë mishërim. Ne po presim “Godonë”. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë si këto karaktere në dramën e Beketit, ku njëri thotë a do ikim dhe tjetri thotë eja të ikim dhe Beketi thotë askush nuk lëviz nga vendi. Beketi mund të shfaqet në BE përmes ngjyrave dhe kombeve të ndryshme, së fundmi është Bullgaria.

Ne jemi këtu për të luftuar, sepse ne nuk po kërkojmë licencë për të qenë europianë, ne jemi europianë, çfarçdo të mendojnë njerëzit pjesë në BE, ne jemi europianë dhe sinqerisht jam shumë mirënjohës kryeministrit dhe presidentit këtu, pasi në këtë diskutim për të ardhmen e Europës u ftuam. Është një takim anësor dhe jo kryesori, është shumë qesharake që BE të angazhohet në diskutime për të ardhmen dhe ne nuk ftohemi.

Nuk ka asnjë të ardhme të Europës pa Ballkanin Perëndimor brenda BE-së. Nëse BE nuk do të vazhdojë kështu nuk do të jetë mirë për ne, por do të jetë edhe keq për BE. Nuk po i jap Ballkanin Perëndimor të gjithë peshën që kemi parë njëri tjetrin kur ishim të izoluar. Por ju përmendët etërit themelues, por nëse do të çoheshin dhe do të ndiqnin këtë diskutim, do të mendonin më të vdekur se gjallë, nuk kam provë, por po kthehen përmbys në varr.

Cfarë të ardhme? Si puna e atij priftit në Kostandinopojë kur po shembeshin muret, diskutonin seksin e engjëjve. Më falni që po tregohem kaq ballkanik, por kjo është gjëja shumë e mirë e të qenit europianë nga Ballkani se nuk e humbet ndjesinë e humorit brenda tragjedisë” tha Rama.

Moderuesi i kujtoi shefit të qeverisë shqiptare se koha e përgjigjes po mbaronte, por Edi Rama iu kthyer duke i thënë se nuk kishte mbaruar duke shkaktuar buzëqeshje në sallë. “Jo faleminderit, nuk kam mbaruar. Të paktën këtu në Slloveni, ne mund të marrim ca nga koha që nuk na e kanë dhënë në diskutimin për të ardhmen e Europës.

Ju lutem mos përmendni më aktorët e tretë, pasi është shumë qesharake. Na njëra anë na thoni “Jemi të rëndësishëm, nuk na thonë ju duam, ne një ditë do të martohemi me ju, por deri në atë ditë, as mund të flasim as nuk mund t’u flisni të tjerëve” por nuk funksionon kështu” tha ai./ABC/

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.