Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Ambasadorin e Gjermanisë, Peter Zingraf

Ambasadori Zingraf uroi Kryetaren Nikolla për zgjedhjen në detyrën e lartë dhe e garantoi për vazhdimin e bashkëpunimit të Bundestagut dhe Qeverisë së re të Gjermanisë me Kuvendin dhe Qeverinë e Shqipërisë.