
Tag: Aeroporti Rinas
Kreu i Aviacionit Civil Shqiptar, Maksim Ethemaj, deklaroi se Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit operon me nivel të lartë sigurie, falë sistemeve të kamerave, kontrollit të aksesit dhe protokolleve të avancuara të sigurisë.
Zv/kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku informoi pasditen e sotme se operimet në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas vijojnë normalisht gjatë ditës deri në këto momente.
Tirana International Airport (TIA) njofton se për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, disa fluturime mund të pësojnë ndryshime në oraret e parashikuara.
Duke nisur nga 19 qershori i vitit të ardhshëm, qytetarët nga Shqipëria dhe Kanadaja mund udhëtojnë drejt të dy vendeve përmes linjës direkte të fluturimit Tiranë-Toronto.
TIA mbetet porta kryesore ajrore që lidh Shqipërinë me botën, duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për një numër gjithnjë në rritje pasagjerësh.
Nga Tirana u fluturua drejt 137 destinacioneve.
Fluturimet janë kryer drejt 84 destinacioneve ndërkombëtare në 24 shtete, duke reflektuar zgjerimin e vazhdueshëm të rrjetit ajror të aeroportit.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka vendosur një rekord të ri, duke tejkaluar 8 milionë pasagjerë nga 1 janari deri më 21 shtator 2024.
Kryeministri: Është tejkaluar çdo parashikim optimist, me 1 milionë e 251.467 pasagjerë ose 368.456 (41%) më shumë se sa gushti i shkuar.
Rritje të konsiderueshme gjatë dy javëve të para të këtij muaji ka shënuar edhe numri i avionëve të përpunuar në Rinas.








