Shqipëri-Kosovë, intensifikohet bashkëpunimi në arsimin parauniversitar dhe të lartë

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, priti në një vizitë zyrtare në Tiranë Ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Hajrulla Çeku.

Hoxha në forumin e diplomacisë së Antalias

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka mbërritur në Turqi, ku do të marrë pjesë në Forumin e Diplomacisë së Antalias – një platformë ndërkombëtare e dialogut të nivelit të lartë që mbledh krerë shtetesh dhe qeverish, ministra, diplomatë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe aktorë të rëndësishëm globalë.

Shqipëria përshëndet armëpushimin 10-ditor Izrael –Liban

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me armëpushimin 10-ditor të shpallur mes Izraelit dhe Libant, të ndërmjetësuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ministri Nufi vizitë në Kosovë, pritet nga homologu Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, do të presë sot në takim ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Ermal Nufi.

Salla: 146 milionë euro të IPARD në dispozicion të fermerëve brenda këtij viti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi sot në Kuvend se fondet e programit IPARD do të jenë në dispozicion të fermerëve brenda këtij viti.

Jaupaj: Marrëveshja “Green Vjosa”, model i ri zhvillimi që balancon natyrën me ekonominë

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, deklaroi sot se marrëveshja “Green Vjosa (Vjosa e gjelbër) – Zhvillim rajonal i gjelbër dhe gjithëpërfshirës në zonën e ujëmbledhësit të Parkut Kombëtar të Vjosës” përbën një model të ri zhvillimi për Shqipërinë, i cili vendos në qendër balancën mes mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit ekonomik.

Spanja mbështet Shqipërinë në fushën e infrastrukturës dhe energjisë

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, zhvilloi një takim me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Enea Karakaçi

Sulmet e Rusisë në Ukrainë, Hoxha: Shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare humanitare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi sot lidhur me valën e fundit të sulmeve ruse ndaj Ukrainës.

Austria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Shqipërinë

Ambasadorja e Austrisë Monika Zach u takua me Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, duke e uruar për emërimin e tij të fundit.

Karakaçi: Porti i Porto Romanos me kapacitet deri në 1 milion kontejnerë, projekt gjeostrategjik

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi në Kuvend se projekti për ndërtimin e portit tregtar të Porto Romanos përbën një investim strategjik dhe transformues për zhvillimin e vendit.