Media britanike: Shqipëria, zgjedhja ideale për një arratisje në tetor

Media britanike “Metro” e rendit Shqipëtinë ndër tre destinacionet që ia vlen të eksplorohen gjatë sezonit të ndërmjetëm, duke veçuar Rivierën Shqiptare, Beratin, Tiranën dhe Alpet Shqiptare.

Media italiane rekomandon Tiranën mes alternativave për pushime në vjeshtë

Media italiane “Il Resto del Carlino” e ka renditur kryeqytetin shqiptar mes katër destinacioneve, të sugjeruara për udhëtime në vjeshtë dhe me kosto të përballueshme.

Tirana në hartën e “Si Viaggia” për pushime ekonomike në tetor

Tirana po shfaqet si një nga alternativat më interesante për turistët që kërkojnë pushime në vjeshtë me kosto të përballueshme, shkruan Priscilla Piazza në median italiane të udhëtimit “Si Viaggia”.

“Time Out”: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime në bregdet edhe në dimër

Në një artikull të botuar nga “Time Out”, autorët Anya Ryan dhe Liv Kelly e rendisin bregdetin jugor të Shqipërisë ndër destinacionet evropiane ku dimri sjell më pak vizitorë, më shumë qetësi dhe mundësi për të shijuar disa ditë pranë detit.

“Tri-City Herald” rekomandon Tiranën mes qyteteve evropiane për t’u vizituar këtë vjeshtë

Tirana po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një nga qytetet evropiane, që mund të eksplorohen me një buxhet të përballueshëm, veçanërisht gjatë vjeshtës, kur numri i turistëve dhe çmimet kanë tendencë të bien, shkruan Camilla Foster në një artikull të botuar në median amerikane “Tri-City Herald”.

“Travel+Leisure”: Ksamili, një tjetër arsye për të shijuar Shqipërinë edhe në vjeshtë

Ksamili, në jug të Shqipërisë, vijon të tërheqë vëmendjen e medieve ndërkombëtare si një nga destinacionet evropiane që ruan atmosferën e verës edhe kur vjeshta ka mbërritur, me ujëra të kristalta, plazhe të bardha dhe mot të ngrohtë që zgjat deri në tetor, shkruan Stacey Leasca në revistën amerikane të udhëtimit “Travel+Leisure”.

“Ouest France”: Shqipëria, zgjedhja mesdhetare për një javë pushimesh “all inclusive” me çmime të përballueshme

Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë në tregun e pushimeve të përballueshme në Mesdhe, falë kombinimit të plazheve, klimës së ngrohtë, kuzhinës mesdhetare dhe çmimeve konkurruese, shkruan media franceze “Ouest France”.

“Travel Noir”: Shqipëria kryeson parashikimet për destinacionet turistike në 2027-ën

Shqipëria po fiton vëmendjen e industrisë britanike të udhëtimeve, si një nga destinacionet që mund të tërheqë më shumë turistë në vitin 2027, shkruan media online amerikane e specializuar në udhëtime dhe turizëm “Travel Noir”.

“Europexplores” Shqipëria merr kurorën si destinacioni më i mirë i udhëtimeve në Evropë

Shqipëria po tërheq vëmendje në rritje në hapësirën turistike evropiane, ndërsa platforma e udhëtimeve “Europexplores” e ka prezantuar vendin si një nga destinacionet më tërheqëse për pushime në Evropë, duke vënë në pah bregdetin, qytetet historike dhe peizazhet malore.

Rama për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Sazani do mbetet pronë e shtetit shqiptar

Protestat e përditshme në Tiranë, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, dhe përballja me Kryeministrin Edi Rama janë në fokus të një artikulli të publikuar nga gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.