Peleshi vizitë në Çeki, mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vijim të turit të diplomacisë parlamentare në vendet partnere të Bashkimit Europian, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Çeke, zhvilloi në Pragë takime me kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit çek, Tomio Okamura, dhe presidentin e Senatit, Miloš Vystrčil.

Mbipopullimi dhe dënimet alternative, komisioni parlamentar monitoron burgjet dhe Shërbimin e Provës

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale zhvilloi dje vizita monitoruese në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale nr. 313 në Tiranë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës.

Kryeparlamentari Peleshi takim me Ambasadoren e Zvicrës

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me Ambasadoren e re të Zvicrës në Shqipëri, Siri Walt.

Muça: Përditësimi i standardeve të kontrollit portual, hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muça, prezantoi sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme projektligjin “Për pranimin e ndryshimeve të përshtatura më 30 maj 2025 të Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit për Kontrollin Shtetëror Portual”, të bërë në Paris më 26 janar 1982, të cilit Shqipëria i është bashkuar me ligjin nr. 9852, datë 26 dhjetor 2007.

Paraqitet projektligji “Për tregjet e kriptoaseteve”, kuadër më i qartë për financat digjitale

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo, prezantoi në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme projektligjin “Për tregjet e kriptoaseteve”, i cili synon krijimin e një kuadri më të plotë dhe të qartë për financat digjitale në Shqipëri, në përputhje me zhvillimet e reja të tregut dhe standardet e Bashkimit Evropian.

Balla: Ligji “Për tubimet” kalon me Akt Normativ, instrumente të reja kundër dhunës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri të ditur sot se ndryshimet në ligjin “Për tubimet” do të kalojnë me akt normativ nga qeveria për t’u miratuar më pas në Kuvend.

Gonxhja: Ligji për të Drejtën e Autorit, mbron krijuesit shqiptarë

Sot në Kuvend u miratua Ligji për të Drejtën e Autorit.

Malaj: Forcohet siguria e pagesave elektronike dhe kontrolli mbi transaksionet e dyshimta

Ministri i Financave, Petrit Malaj në një reagim në rrjetet sociale e cilësoi miratimin e dy ligjeve si hapa të tjerë konkretë drejt një sistemi financiar më të sigurt, më transparent dhe më pranë standardeve të BE-së

Forcimi i funksioneve parlamentare, Kushi pret delegacionin e IDEA-s

Nënkryetarja e Kuvendit, Evis Kushi, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj, pritën në një takim delegacionin e Institutit Ndërkombëtar për Demokracinë dhe Asistencën Zgjedhore (IDEA), të kryesuar nga Kevin Casas Zamora.

Peleshi: Le të ulemi me njëri-tjetrin, çdo orë që kalon e bën më të vështirë dialogun

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka dënuar aktet e dhunës gjatë protestave në Shqipëri, duke theksuar se sulmet ndaj institucioneve dhe shkatërrimi i pronës publike e private nuk lidhen me të drejtën për të protestuar.