Peleshi pret ambasadorin e Turqisë: Mirënjohje për kontributin në zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay

Komisioni parlamentar viziton ERRU, në fokus Plani i Biznesit të ujësjellës-kanalizimeve

Deputetët e komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilluan më datën 4 mars një takim pune në ambientet e Entit Rregullator të Ujit (ERRU), ku u prezantua modeli i Planit të Biznesit për shoqëritë ujësjellës-kanalizime dhe u diskutuan sfidat kryesore të sektorit në kuadër të reformës së ndërmarrë.

Tabaku takon deputetin gjerman: Integrimi në BE kërkon reforma reale

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane, Jorida Tabaku, zhvilloi sot një takim në Kryesinë e Kuvendit me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer (CDU), njëkohësisht drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun gjerman.

Diskutohet në komision plani strategjik i Kuvendit të Shqipërisë 2026-2030

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën diskutoi sot projektvendimin “Për miratimin e planit strategjik të Kuvendit të Shqipërisë 2026-2030.”

Kushi: PS mbështet rezolutën e grave të Partisë Popullore Evropiane, e papranueshme gjuha fyese në Kuvend

Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi deklaroi sot nga Kryesia e Kuvendit ku zhvilloi mbledhjen grupi parlamentar i PS, se forca e saj politike mbështet rezolutën ndaj dhunës kundër grave dhe vajzave në politikë dhe në jetën publike, e bërë publike nga Partia Popullore Evropiane.

8 Marsi, Peleshi: Gratë shqiptare, frymëzim dhe shtyllë e shoqërisë

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përcolli një mesazh urimi dhe vlerësimi për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare.

Kuvendi, aktivitet kushtuar kontributit të grave në shoqërinë shqiptare

Nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në Pallatin e Brigadave u organizua një mbrëmje e veçantë me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kushtuar vlerësimit të rolit dhe kontributit të grave në shoqërinë shqiptare.

Spahiu: Gratë në vendimmarrje, kontribut në ndërtimin e politikave më gjithëpërfshirëse

Një delegacion i Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, mori pjesë në konferencën “Gratë, Lidership dhe Dialog: Ura midis Dijes, Kulturave dhe Shoqërisë”, e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, nën kujdesin e Senatit të Republikës së Italisë.

Delegacioni i grave deputete, takime në Senatin italian

Një delegacion me deputete të Kuvendit, i kryesuar nga zëvendëskryetarja Klodiana Spahiu, po zhvillon një vizitë dyditore në Itali.

Ditë e Hapur në Kuvend me rastin e 7-8 Marsit

Me rastin e Ditës së Mësuesit dhe Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Shqipërisë organizoi një “Ditë të Hapur” në ambientet e sallës së seancave plenare, duke mirëpritur nxënës, mësues dhe qytetarë që patën mundësinë të njihen nga afër me institucionin dhe rolin e tij në jetën demokratike të vendit.