Rama: I gatshëm të dialogoj me qytetarët jo me protestues të kurdisur, përfaqësoj vullnetin e mbi 800 mijë shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një komunikim me mediat, pas mbledhjes së qeverisë, se kërkesat për dorëheqjen e tij nga protestuesit nuk sjellin, sipas tij, asgjë të re në skenën politike, duke i cilësuar ato si pjesë e një “filmi të vjetër”.

Rama: Protestat dhe kërkesat për dorëheqje pa kushte, pjesë e manipulimeve politike

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se protestat për Zvërnecin dhe kërkesat për dorëheqje pa kushte janë pjesë e manipulimeve politike dhe një narrative të përsëritur, ndërsa theksoi se Reforma në Drejtësi ka krijuar një strukturë të pavarur.

Rama: Verifikimi i transaksionit për blerjen e tokës në Zvërnec zhvillim pozitiv, përgjigje pretendimeve për pronësinë

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot sqarimin e plotë dhe përfundimtar të origjinës së fondeve për blerjen e tokës në Zvërnec dhe çlirimin përfundimtar të investitorëve që tanimë janë edhe pronarë.

FMN: Rritje ekonomike dhe sistem bankar i qëndrueshëm në Shqipëri

Ekonomia shqiptare vijon të tregojë qëndrueshmëri dhe perspektiva pozitive zhvillimi, e mbështetur nga rritja e aktivitetit ekonomik, përmirësimi i tregut të punës dhe kushtet e favorshme financiare.

Bruksel, Dogana Shqiptare pjesë e proceseve për standardet globale të klasifikimit të mallrave

Përfaqësues të Administratës Doganore Shqiptare morën pjesë në sesionin e 67-të të Nënkomitetit për Rishikimin e Sistemit të Harmonizuar, i zhvilluar në selinë e Organizatës Botërore të Doganave, në Bruksel.

Prévot: Hapja e ambasadës belge në Tiranë, sinjal i rëndësisë së marrëdhënieve me Shqipërinë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prévot, vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, ndërsa konfirmoi se Belgjika do të hapë ambasadën e saj në Tiranë, si një sinjal i rëndësisë së marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

Rama: Protestat për Zvërnecin kanë humbur arsyen reale, turmë e orkestruar nga jashtë

Kryeministri Edi Rama siguroi sot qytetarët se “Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me mbi 800 mijë shqiptarë brenda e jashtë Shqipërisë”.

Investimi në Zvërnec, Rama fton në bashkëbisedim publik protestuesit

Kryeministri Edi Rama ftoi sot në një bashkëbisedim publik një grup prej 20 personash, të cilët kanë protestuar lidhur me investimin në Zvërnec.

Policitë e Shqipërisë dhe Kosovës, marrëveshje për menaxhimin e fluksit gjatë sezonit veror

Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës nënshkruan sot marrëveshjen për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor, me qëllim përmbushjen sa më efektive të parametrave të sigurisë rrugore gjatë sezonit turistik 2026

Rama: Domosdoshmëri të ecim me ritëm dhe të fillojmë me mbylljen e kapitujve të negociatave të integrimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria duhet të vijojë me të njëjtin ritëm për përmbushjen e detyrave me qëllim mbylljen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian.