
Category: Ditari
Në Ditën e Tokës, Ministria e Arsimit, Ministria e Mjedisit dhe Bashkimi Europian në Shqipëri nisën nga shkolla “Musine Kokalari” fushatën dhe lëvizjen Kombëtare “Mbro natyrën, sa je në kohë”.
Ambasadorja Blerta Kadzadej paraqiti letrat kredenciale pranë Presidentit të Republikës së Kirgistanit, Sadyr Japarov, si ambasadore jo-rezidente.
Programi “Toka në Shkollë” po nxit një qasje të re të lidhjes mes nxënësve dhe natyrës, përmes aktiviteteve praktike dhe mësimeve ndërvepruese.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit.
Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në Athinë nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Vizita zyrtare e deputetit Arbjan Mazniku në Romë ka vijuar me një agjendë intensive takimesh në nivelet më të larta të Parlamentit italian, duke vënë në fokus marrëdhëniet strategjike Shqipëri–Itali, integrimin europian dhe bashkëpunimin ekonomik.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, firmosi në Tiranë marrëveshjen për zbatimin e projektit EU4FoodSafety, së bashku me ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e partneritetit ndërinstitucional dhe afrimin me standardet europiane.
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, bëri me dije se Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara vazhdon punën për lirimin e hapësirave publike të zëna prej vitesh nga grumbullimi i pasurive që administron.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, Amar Huseynov.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me operatorët turistikë në Sarandë, në fokus të të cilit ishte turizmi gjithëvjetor, cilësor dhe i qëndrueshëm.









