
Category: Ditari
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në një ceremoni të organizuar në ambientet e kësaj ministrie.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Ministria e Punëve të Brendshme duhet të ngrihet në një lartësi të re, ku ta shikojë 360 gradë fushën e Punëve të Brendshme dhe nga ku të orientojë drejtimin, si në çdo vend të BE-së.
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka qenë pritësi dhe organizatori i Forumit të 12-të të Rrjetit të Rregullatorëve të vendeve të Detit të Zi, BRAF.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në ambientet e Kryeministrisë mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave me kabinetin e ri qeveritar.
Një ditë pas miratimit në Kuvend të programit të ri qeverisës për katër vitet e ardhshme dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat e rinj u betuan në Presidencë.
Raundi i dytë i regjistrimeve në universitete nis më 29 shtator dhe do të zgjasë deri më 8 tetor, në 5 faza 48 orëshe.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës reagoi sot me zhgënjim ndaj asaj që e cilësoi përsëritje skizofrenike të kaosit në parlament, duke iu referuar situatës së krijuar nga opozita me bllokimin e foltores, ndërsa miratohej kabineti i ri dhe programi qeverisës.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi sot takim me një delegacion të Komitetit të Kontrollit Buxhetor të Parlamentit Europian, të kryesuar nga eurodeputeti Niclas Herbst.
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky uroi sot Kryeministrin Edi Rama për riemërimin e tij në këtë detyrë.
Një nga perlat arkitektonike të kryeqytetit, godina e Sarajeve të Toptanëve, do të kthehet në një Muze të Artit dhe Trashëgimisë Islame, një projekt i ri kulturor që pritet të pasurojë ndjeshëm ofertën artistike dhe historike të Tiranës.









