
Category: Ditari
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë njoftoi sot se nisi fluturimi i parë direkt nga Rinasi drejt Amsterdamit (Holandë), me kompaninë “TUI fly”.
Në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Bordit të Kullimit Durrës u zhvillua një takim pune me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkive Rrogozhinë, Kavajë dhe Peqin, përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë si dhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Bordit të Kullimit Durrës.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja priti në një takim në Tiranë zëvendëskryeministren dhe ministre e Drejtësisë të Ukrainës, Olha Stefanishyna.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani mikpriti sot në mjediset e MEPJ, zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian dhe Euroatlantik të Ukrainës, Olha Stefanishyna, njëherësh ministre e Drejtësisë dhe kryenegociatore.
Gjykata Kushtetuese organizoi sot aktivitetin për prezantimin e Udhërrëfyesit (Guidës) së Jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë – Vëllimi II”.
Një vit pas vendosjes së rolit të ri të mësuesit koordinator të orientimit të karrierës në shkollat e arsimit parauniversitar, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me mësuesit koordinatorë, ku u ndanë përvoja, u vlerësuan arritjet dhe u diskutuan hapat e mëtejshëm për fuqizimin e këtij funksioni kyç.
Gjykata Kushtetuese organizoi sot aktivitetin për prezantimin e Udhërrëfyesit (Guidës) së Jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë – Vëllimi II”.
Porti i Durrësit edhe këtë sezon turistik është kthyer në ndalesën e kroçerave me turistë të huaj, të cilët ndalojnë për të vizituar qytetin bregdetar por jo vetëm.
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca komentoi sot në një prononcim për mediet shembjet e objekteve pa leje ditëve të fundit në Theth që janë shoqëruar edhe me përplasje mes Policisë dhe qytetarëve.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me deputetët, ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste për Tiranën për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës drejt BE-së.









