
Category: Ditari
Kryeministri Edi Rama mori pjesë gjatë kësaj jave në Samitin “Time To Decide Europe 2025” (Koha për të vendosur, Europa 2025), një forum i nivelit të lartë, që trajton çështje kyçe lidhur me aktualitetin e të ardhmen e Europës.
Kryeministri Edi Rama në episodin e 9-të të podkastit “Flasim”, u ndal edhe tek nisma për lirimin e hapësirave publike duke theksuar se puna për çlirimin e tyre nuk do të ndalet.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se dëgjesat publike për Buxhetin 2026, me fokus tek rritja e të ardhurave dhe investimeve po vijojnë, duke theksuar se viti i ardhshëm do të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm në rritjen ekonomike dhe sociale të vendit.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qëndrimi i tij lidhur me domosdoshmërinë e moscenimit të parimit themelor të ruajtjes së balancës mes pushteteve kushtetuese në Republikën e Shqipërisë mbetet i pandryshuar.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Mjedisit, Blendi Gonxhja mori pjesë në Dëgjesën Jubilare të papa Leone XIV, në sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.
Institucioni i Presidentit të Republikës ndezi sot në mbrëmje dritat e pemës së Krishtlindjes.
Tirana ndezi mbrëmjen e sotme dritat e pemës gjigande të Krishtlindjes të vendosur në sheshin “Skënderbej”.
Belgjika dhe Danimarka do të hapin ambasadat e tyre në Shqipëri. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, shprehu mirënjohjen për Ministrin e Jashtëm belg, Maxime Prévot, dhe Ministrin e Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen.
Qindra nxënës në të gjithë vendin, morën pjesë sot, në nisjen e fazës së dytë të Olimpiadave Kombëtare në provimin e matematikës, në arsimin parauniversitar.
Në një ceremoni në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Karl Bergner, në prani të Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm, Sokol Bizhga, dhe përfaqësueses të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Francesca Varlese, dorëzoi pajisje lexuese dokumentesh, detektorë të rrahjeve të zemrës dhe pajisje për kontrollin e dokumenteve drejtorit të Policisë Kufitare, Saimir Muçaj.









