Rama: “Pasqyra”, sistem i ri ligjor për ankesat, kërkesat dhe problematikat e qytetarëve

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se synohet që “Pasqyra” të formalizohet përmes një ligji të ri, ndërsa “Shkalla e meritës” do të jetë një tjetër komponent i sistemit, i lidhur me përdorimin e teknologjisë në rekrutimin, konkurset, provimet e standardizuara dhe vlerësimin në administratën publike.

“Ne jemi në qeveri, faktikisht, që në periudhën e fundit kemi bërë shumë, kemi bërë shumë gjëra, por kemi dëgjuar pak”, u shpreh Rama, duke shtuar se BESA synon ta çojë këtë marrëdhënie në një stad të ri.

Rama bëri të ditur se këto nisma do të lidhen me “Pasqyrën”, një sistem përmes të cilit ankesat, kërkesat dhe problematikat e qytetarëve synohet të shndërrohen në gjurmë të verifikueshme dhe të ndiqen në mënyrë të strukturuar.

Sipas Ramës, qëllimi është që qytetari të mos mjaftohet vetëm me paraqitjen e një ankese, por të mund të ndjekë edhe rrugëtimin e saj dhe të identifikohet përgjegjësia institucionale për trajtimin e saj.

“Është ideja që halli nuk mund të humbasë rrugës. Ky është ndryshimi”, deklaroi Rama.

Ai tha se përdorimi i inteligjencës artificiale do të mundësojë identifikimin e personit ose institucionit përgjegjës për një kërkesë të patrajtuar, duke e lidhur këtë proces me rritjen e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: “Pasqyra”, sistem i ri ligjor për ankesat, kërkesat dhe problematikat e qytetarëve

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se synohet që “Pasqyra” të formalizohet përmes një ligji të ri, ndërsa “Shkalla e meritës”…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia