Debatet për Sazanin, Rama: U nxit nga një “ushtri ushtarësh” jo realë, të krijuar në laboratorët e teknologjisë

Gjatë intervistës, Rama foli për ndikimin e teknologjisë dhe llogarive jo reale në krijimin dhe përhapjen e narrativave në rrjetet sociale, duke iu referuar edhe debatit që ka shoqëruar projektin e investimit në Sazan.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, se Shqipëria ka kapacitete të jashtëzakonshme të mbrojtjes kibernetike, që vlerësohet edhe botërisht.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetares Rudina Xhunga, në podkastin “Flasim shqip”, Rama deklaroi se vendet në zhvillim kanë mundësi të bëjnë kapërcime të jashtëzakonshme në teknologji, pasi e kanë më të lehtë të adoptojnë prodhime të reja.

“Ne kemi sot një teknologji të mbrojtjes kibernetike që është “top of the top” dhe për këtë arsye kemi shumë kapacitete identifikuese të ndërhyrjeve malinje. Po kemi një dosje, por, sigurisht që unë nuk jam specialist që përcakton vendndodhjen e një llogarie dhe të bëj këtu ekspertin e IT-ve, po kemi mësuar që, përpara se sa të dalim dhe të themi “është ky, është ai”, tek atribuimi që quhet, pra t’ia atribuosh një sulm dikujt, ta bëjmë këtë duke u siguruar për të vërtetën e gjetjeve tona përmes bashkëpunimit me aktorë të tjerë. Dhe jemi duke e përmbyllur, jemi në bashkëpunim me edhe aktorët e tjerë të njohur dhe besoj që do kemi rezultatin përfundimtar të atribuimit”, u shpreh Rama.

Gjatë intervistës, Rama foli për ndikimin e teknologjisë dhe llogarive jo reale në krijimin dhe përhapjen e narrativave në rrjetet sociale, duke iu referuar edhe debatit që ka shoqëruar projektin e investimit në Sazan.

Sipas tij, ekzistojnë profile të krijuara artificialisht që marrin pamjen e përdoruesve realë dhe përdoren për t’u dhënë zë narrativave të ndryshme.

“Ata nuk ishin, ata nuk ekzistojnë. Ata janë të krijuar në laborator dhe i japin zë narrativave të ndryshme”, deklaroi Rama.

“E kishim të dëgjuar se si bëhen interferencat në zgjedhje në vendet e tjera, se si bëhen interferencat për të nxitur revoltat, se si u interferua gjithë sistemi i komunikimit digjital francez për të provokuar ato djegiet e Parisit. Por tjetër është ta kesh me të dëgjuar, tjetër është ta shohësh se si ndodh. Se si mijëra e mijëra ushtarë të prodhuar në laboratorët e teknologjisë, me fytyra dhe me emra shqiptarë, sulmojnë hapësirën digjitale të vendit dhe krijojnë gjithë atë tension të madh, ose më saktë e rrisin atë tension”, tha Kreu i Ekzekutivit.

Rama tha se narrativat e saj synojnë të nxisin përçarje fetare dhe etnike në shoqërinë shqiptare, duke i lidhur ato edhe me marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin.

Rama hodhi poshtë pretendimet se investimi në Zvërnec lidhet me shtetin e Izraelit, duke argumentuar se bëhet fjalë për një projekt ku, aktorët kryesorë janë dy vëllezër sirianë, shtetas të Katarit.

“Ne s’kemi asnjë dyshim fare. Dhe, ashtu siç nuk kemi dyshim që narrativa e përçarjes fetare dhe narrativa e përçarjes etnike, pra e kundërvënies së myslimanëve, përmes disa figurash shumë të zymta të botës, absolutisht, jo të zymta, por, përkundrazi, të pasur shpirtërisht, të Komunitetit Mysliman Shqiptar kundër hebrenjve dhe, patjetër, edhe të përçarjes etnike, në kuptimin shqiptar antiizraelit, duke u projektuar si izraelit një investim që s’ka lidhje fare me shtetin e Izraelit. S’ka lidhje fare me ndonjë marrëveshje apo marrëdhënie mes Shqipërisë dhe Izraelit, por ku aktorë të dorës së parë janë dy vëllezër myslimanë, sirianë, qytetarë të Katarit, dhe ku Katari, një vend që nuk ka marrëdhënie me Izraelin, është pjesë integrale e investimit”, vijoi ai.

Rama u ndal edhe te roli që shqiptarët, myslimanë dhe të krishterë, kanë pasur gjatë Luftës së Dytë Botërore në shpëtimin e hebrenjve, duke e cilësuar këtë histori si një vlerë të rëndësishme të shoqërisë shqiptare.

“Falë myslimanëve dhe shqiptarëve, këtu u shpëtuan të gjithë hebrenjtë”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë nënvizoi se kritikat ndaj politikave të Izraelit janë të mundshme, por “kjo nuk duhet të cenojë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit”.

“Mund të jesh kundër politikës së Izraelit, por marrëdhënia e shqiptarëve dhe Shqipërisë me Izraelin është po kaq e rëndësishme sa marrëdhënia me vendet arabe, me të cilat kemi marrëdhënie vëllazërore dhe që janë krijuar me shumë përpjekje dhe me një vizion strategjik”, deklaroi Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…