Rama: “Paketa e maleve” jo për resorte, por turizëm malor cilësor në Shqipëri

Sa i përket “Paketës së Maleve”, Kreu i Ekzekutivit tha se “do hapë atë që ka qenë një kuti e mbyllur, turizmin malor cilësor në Shqipëri”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon, ndërkohë që edhe pasqyra e transparencës së çmimeve do të lehtësojë shumë qytetarët.

Në një intervistë për “Flasim Shqip”, Rama iu referua statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, ndërsa shtoi se “kemi faktikisht rritjen më të ulët të çmimeve në raport me pagat në rajon”.

“Kemi çmime që janë rritur dhe rriten në mënyrë edhe deri abuzive? Po, kemi dhe ne me këtë do luftojmë. Prandaj po përgatisim dhe atë pasqyrën e çmimeve, por nuk ka asnjë qeveri që mund të imponojë çmime në kapitalizëm”, shtoi ai.

Sipas Ramës, pasqyra e transparencës së çmimeve është një instrument që do t’i lehtësojë shumë qytetarët dhe që do të vendosë në një balancë shumë më të arsyeshme bizneset në raport me çmimet.

“Nga ana tjetër, kemi një plan për të ndërtuar një supermarket me partneritet publik. Pra, jemi duke e studiuar dhe këtë”, tha Rama.

Rama theksoi se pjesën më të madhe të ekonomisë e zënë shërbimet dhe patjetër që turizmi dhe ndërtimi janë motor të rëndësishëm.

Por sipas tij, “ato nuk mund të jenë horizonti i ekonomisë tonë”.

“Turizmi është avantazh konkurrues i Shqipërisë. Ndërtimi sjell investim dhe transformim, por Shqipëria po ndërton hap pas hapi një ekonomi ku pas 20 vjetësh, të mos themi vetëm kemi më shumë hotele, kemi më shumë ndërtime, por teknologji”, shtoi Rama.

Sipas tij, Shqipëria ka sot ka një bum të startup-eve. “Ne kemi sot afër 20 mijë njerëz që merren me teknologji në Shqipëri. Do të vazhdojmë të rrisim investimet për teknologjinë, por edhe të kemi më shumë agropërpunim”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se “në rajon ne jemi në shumë aspekte në pararojë sot që flasim. Kemi një rritje ekonomike të qëndrueshme, më mirë se të gjitha vendet e rajonit. Kemi inflacion më të ulët se të gjitha vendet e rajonit. Sipas OECD dhe Sigma-s kemi një administratë publike më të përparuarën të rajonit. Në prokurime publike jemi të parët në rajon”.

Sa i përket “Paketës së Maleve”, Kreu i Ekzekutivit tha se “do hapë atë që ka qenë një kuti e mbyllur, turizmin malor cilësor në Shqipëri”.

“Paketa e Maleve” nuk është për të bërë resorte në tokën e tjetrit. “Paketa e Maleve” është për të zhvilluar tokën e gjyshit dhe duhet të kesh 10 vjet lidhje me atë territor që të mund të marrësh pjesë në paketën e madhe”, pohoi Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…