Peleshi të rinjve: Përqafoni standardet europiane për të qenë konkurrues në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi iu adresua me një fjalë Parlamentit të Nxënësve, i cili u mblodh sot në sallën e seancave plenare, ku nënvizoi rolin e të rinjve për të ardhmen e vendit.


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi iu adresua me një fjalë Parlamentit të Nxënësve, i cili u mblodh sot në sallën e seancave plenare, ku nënvizoi rolin e të rinjve për të ardhmen e vendit.

Peleshi u ndal te risia që kanë sjellë deputetët e rinj në Kuvend, ndërsa theksoi se vetëm në grupin parlamentar të Partisë Socialiste janë 53 deputetë të rinj.

“Performanca e deputetëve të rinj është shumë herë më e mirë sesa unë kisha pritur. Mendoja se do të kishin komplekse përballë figurave me eksperiencë, por gjenerata juaj, në dallim nga gjeneratat tona nuk kanë komplekse dhe barriera në komunikim. Kemi deputete edhe 25 vjeçe dhe kjo është një gjë shumë pozitive”, tha Peleshi, ndërsa theksoi se ky është atribut i brezit të ri i cili është lindur dhe rritur në demokraci.

Peleshi solli në vëmendje po ashtu përfaqësimin rekord të grave dhe vajzave në Parlament.

Ai u bëri thirrje të rinjve të përqafojnë standardet europiane në çdo fushë, ndërsa u shpreh se ata do të jenë brezi i parë i shqiptarëve europianoperëndimorë që do të jenë komunitarë dhe jo ekstrakomunitarë.

“Duhet të jeni gati edhe me mentalitetin europian. Sa më shpejt të tregoni vëmendje ndaj standardeve europiane të demokracisë, aq më të denjë dhe konkurrues do të jeni nesër në BE”, tha Peleshi.

Demokracia, sipas tij, “është mentalitet dhe kulturë dhe si e tillë duhet kultivuar”.

“Duhet të mësoheni me respektimin e vullnetit të shumicës, edhe kur nuk të pëlqen dhe ti përfaqëson pakicën”, tha Peleshi.

Peleshi shprehu angazhimin për të krijuar më tepër hapësira për të rinjtë, që të bëhen pjesë më nga afër në proceset vendimmarrëse.

“Kemi një bashkëpunim me parlamentin austriak ku bëhen simulime të ndryshme të vendimmarrjes, diskutimeve dhe debateve. Kemi shumë punë për të bërë për të përmirësuar nivelin e debatit në shkollat tona”, theksoi ai.

Peleshi foli edhe për sfidat dhe lehtësitë që sjell teknologjia e informacionit në politikë, ndërsa u shpreh se në të ardhmen edhe politika do të ndryshojë shumë nga modeli tradicional që është tani.

“Duhet të përshtateni se nuk ka kthim prapa. Do jeni politikanë me hapësira të pafundme por edhe me risqe të mëdha”, iu drejtua ai të rinjve.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

TIVAT – BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi, rruga e duhur për integrim

Shqipëria mori sinjale pozitive nga samiti i zhvilluar në Tivat të Malit të Zi.

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

TIVAT – BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi, rruga e duhur për integrim

Shqipëria mori sinjale pozitive nga samiti i zhvilluar në Tivat të Malit të Zi.