Peleshi: Pavarësia e Kosovës, një nga aktet më të ndritura në historinë moderne të kombit shqiptar

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi mori pjesë në pritjen solemne me rastin e 18-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi mori pjesë në pritjen solemne me rastin e 18-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ku përcolli urimet më të përzemërta në emër të Kuvendit dhe popullit shqiptar duke e cilësuar këtë datë si një moment historik lirie, dinjiteti dhe drejtësie për kombin shqiptar.

Në pritjen e organizuar nga ambasada e Kosovës në Tiranë ishte e pranishme edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, sikundër edhe përfaqësues të politikës e medias.

Në fjalën e tij, Peleshi e konsideroi Pavarësinë e Kosovës një nga aktet më të ndritura në historinë moderne kombëtare duke theksuar se ajo përfaqëson triumfin e të drejtës së një populli për të jetuar i lirë, sovran dhe i pavarur pas dekadash shtypjeje, diskriminimi dhe dhune sistematike.

Peleshi vlerësoi sakrificën dhe qëndresën e popullit të Kosovës, si dhe rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në realizimin e këtij qëllimi historik.

Kryetari i Kuvendit theksoi se Republika e Kosovës, edhe pse një shtet i ri, është shndërruar në një shtet demokratik dhe një faktor stabiliteti në rajon duke zënë vendin e saj në komunitetin e vendeve demokratike.

Ai nënvizoi gjithashtu mbështetjen vendimtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe Bashkimit Europian, të cilët u rreshtuan në anën e drejtësisë dhe lirisë.

Në këtë kuadër, Peleshi shprehu shqetësimin për proceset gjyqësore ndaj ish-drejtuesve të luftës çlirimtare duke theksuar se drejtësia për ta lidhet drejtpërdrejt me drejtësinë e vetë kauzës së Kosovës.

Kryeparlamentari Peleshi i kujtoi gjithashtu Deklaratën e 13 shkurtit të Kuvendit të Shqipërisë në mbështetje të Kosovës dhe luftës së saj çlirimtare duke e cilësuar këtë qëndrim si një detyrim moral, historik dhe kombëtar.

Duke folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, Peleshi theksoi se ato janë marrëdhënie vëllazërore dhe një partneritet strategjik, i bazuar në histori, sakrifica dhe aspirata të përbashkëta për integrim euroatlantik.

Më tej Peleshi nënvizoi angazhimin për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Europian, NATO dhe Këshillin e Europës.

Peleshi vuri në dukje gjithashtu mbështetjen e fortë dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara për Kosovën duke e cilësuar këtë si një garanci të rëndësishme për të ardhmen e saj dhe të gjithë rajonit.

Në përfundim, ai theksoi se Pavarësia e Kosovës është një fitore e lirisë mbi shtypjen dhe një krenari për gjithë kombin shqiptar duke uruar institucionet e Kosovës për sukses në përmbushjen e përgjegjësive të tyre dhe duke riafirmuar angazhimin e Shqipërisë për të mbështetur Kosovën në rrugën e integrimit euroatlantik.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve

Forcimi i shërbimeve sociale dhe koordinimi i punës mes strukturave qendrore dhe rajonale ishin në fokus të një takimi të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve

Forcimi i shërbimeve sociale dhe koordinimi i punës mes strukturave qendrore dhe rajonale ishin në fokus të një takimi të…