
Transporti ajror i pasagjerëve, rritje me 9,5% gjatë 3-mujorit të katërt 2025
Transporti ajror në Shqipëri shënoi rritje të ndjeshme gjatë tremujorit të katërt 2025.

Transporti ajror në Shqipëri shënoi rritje të ndjeshme gjatë tremujorit të katërt 2025.
Gjatë kësaj periudhe sipas INSTAT-it, udhëtuan gjithsej 2.611.748 pasagjerë, nga 2.385.329 pasagjerë që udhëtuan në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 9,5 %.
Në transportin ajror operuan 28 shoqëri ajrore, nga të cilat 27 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare. Në hapësirën ajrore shqiptare fluturuan 89.257 avionë, ku 82,8 % e tyre përbëhen nga mbikalime.
Sa i përket transportit të mallrave, volumi i mallrave, përfshirë postën, të hyrë dhe të dalë përmes transportit ajror ka rezultuar 743 tonë, nga të cilat 72,4 % janë mallra të hyrë dhe 27,6 % mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e katërt 2024, volumi i mallrave ka shënuar një rritje prej 18,9 %.
Burimi ATSH



















