AMF: Progres i tregjeve jobankare, avancim në përafrimin me legjislacionin europian

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) priti sot një përfaqësi të Komisionit për Ekonominë Punësimin dhe Financat të Kuvendit, të kryesuar nga Milva Ekonomi.


Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) priti sot një përfaqësi të Komisionit për Ekonominë Punësimin dhe Financat të Kuvendit, të kryesuar nga Milva Ekonomi, në një takim informues mbi zhvillimet kryesore në tregjet financiare jobankare dhe progresin e AMF-së në përafrimin e kuadrit ligjor me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit, drejtorja ekzekutive e AMF-së, Adela Xhemali prezantoi punën e institucionit dhe prioritetet për vitin 2026, ecurinë e tregjeve nën mbikëqyrje, zhvillimet dhe vlerësimet ndërkombëtare, treguesit kryesorë të tregut të sigurimeve, direktivat për mbikëqyrjen e shoqërive, prioritetet institucionale në fushën e digjitalizimit dhe mbrojtjes së konsumatorit, si dhe rolin e AMF-së në procesin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Milva Ekonomi, vlerësoi pozitivisht përkushtimin e AMF-së, duke nënvizuar standardet e reja të përfaqësimit institucional, si dhe rëndësinë e një dialogu të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për garantimin e stabilitetit financiar dhe mbrojtjen e interesit publik.

Në vijim, Xhemali dhe ekipi drejtues i AMF-së iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve, të cilat kishin të bënin me faktorët e riskut sipas rregullores së re dhe veçanërisht faktorit të sapohyrë në fuqi të historikut të dëmeve, kontratat e sigurimeve, platformat e digjitalizimit, dhe punën për përafrimin e plotë të kuadrit ligjor dhe rregullator me direktivat evropiane, etj.

Në takim u ritheksua rëndësia e bashkëpunimit institucional dhe u dakordësua që takime të tilla të zhvillohen në mënyrë periodike, si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme për procesin e integrimit evropian të vendit.

Marrë nga ATSH

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…