Regjistër kombëtar për donacionet dhe sponsorizimet, rregulla të posaçme për vlera mbi 500 mijë lekë

Ky regjistër do të jetë i aksesueshëm nga publiku në çdo kohë në faqen zyrtare në internet të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të dhënat që lidhen me donacionet dhe sponsorizimet e organeve publike.


Për herë të parë parashikohet që Shqipëria të ketë një regjistër elektronik kombëtar për donacionet dhe sponsorizimet. Ky regjistër do të jetë i aksesueshëm nga publiku në çdo kohë në faqen zyrtare në internet të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të dhënat që lidhen me donacionet dhe sponsorizimet e organeve publike.

Kjo është risia kryesore e projektligjit “Për donacionet dhe sponsorizimet”, hedhur për konsultim nga qeveria si pjesë e paketës së ligjeve në fushën e antikorrupsionit.

Ky projektligj përcakton rregullat dhe procedurat për mbështetjen me donacione dhe sponsorizime në realizimin e veprimtarive me interes publik.

Në lidhje me lehtësitë tatimore, projektligji parashikon se subjekteve, persona fizikë a juridikë, që paguajnë tatim mbi fitimin sipas ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, shuma e sponsorizuar u njihet si shpenzim i zbritshëm jo më pak se 3 për qind të tatimfitimit.

Gjithashtu, projektligji synon rregullimin e lehtësisë tatimore të dedikuar për sponsorizuesit që kontribuojnë në fushën e artit, sportit ose kulturës, përmes zbritjes direkte deri në masën 30 % nga tatimi mbi fitimin.

Projektligji vendos kufizime për të pranuar sponsorizime për disa organe publike për shkak të natyrës së tyre të veprimtarisë. Organet e sistemit të drejtësisë, Policia e Shtetit, organet që kanë kompetenca kontrolli dhe mbikëqyrëse në fushën e prokurimit publik, pastrimit të parave ose luftës ndaj korrupsionit nuk mund të pranojnë sponsorizime, nëse nuk i lejohet shprehimisht me ligj të posaçëm.

Në lidhje me donacionet e organeve publike, projektligji parashikon rregulla të posaçme për pranimin dhe administrimin e tyre kur vlera financiare është mbi 500 mijë lekë.

Për organizatat jofitimprurëse, organizatat sportive, shoqëritë sportive, subjektet tregtare dhe individët fshehja e të dhënave në regjistër ose deklarimi i pasaktë i sponsorizuesve përbën kundërvajtje administrative për organizatën dhe dënohet me gjobë nga organet tatimore nga përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga organet tatimore nga 100 mijë lekë deri 200 mijë lekë.

Pranimi i sponsorizimeve të paligjshme nga organizatat jofitimprurëse ndëshkohet me gjobë nga organet tatimore nga 200 mijë lekë deri në 300 mijë lekë.

Në rastin e pranimit të sponsorizimeve të paligjshme nga organizatat jofitimprurëse, organizatat sportive, shoqëritë sportive, subjektet tregtare dhe individët, është parashikuar se përbën kundërvajtje administrative dhe ndëshkohet me gjobë nga organet tatimore nga 200 mijë lekë deri në 300 mijë lekë.

Projektligji është hartuar në kuadër të detyrimeve që sjell procesi i integrimit evropian, ku Shqipëria ka marrë përsipër angazhimin për ndryshimin e kuadrit ligjor për donacionet dhe sponsorizimet brenda vitit 2027.

Shqipëria miratoi ligjin e parë për sponsorizimet në vitin 1994, por ligji ka nocione bazë të kufizuara për sa i përket llojeve të sponsorizimeve si dhe nuk ka parashikime për donacionet, transparencën, integritetin dhe masat antikorrupsion.

Në këto kushte, u konsiderua i vlefshëm hartimi i një projektligji të ri dhe jo amendimi i pjesshëm i ligjit të 1994-ës, në mënyrë që të adresohen këto boshllëqe.

Sindikatat dhe partitë politike nuk janë subjekt i këtij projektligji.

Nga ana tjetër, projektligji nuk krijon mbivendosje me kuadrin ligjor në fuqi për pastrimin e parave, luftën kundër terrorizimit apo parandalimin e konfliktit të interesave, por përforcon masat e integritetit dhe përmban një sërë rregullash që synojnë të rrisin transparencën dhe besimin e qytetarëve tek organet publike.

Në vazhdën e këtyre ndryshimeve ligjore, konsiderohen të domosdoshme ndryshimet për sponsorizimet e kryera në fushën e artit, kulturës dhe sportit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Balluku: I besoj drejtësisë dhe s’do ta pengoj, nuk kam lidhje me korrupsionin

Ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i dorëzoi sot detyrën ministrit të ri të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi,…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balluku: I besoj drejtësisë dhe s’do ta pengoj, nuk kam lidhje me korrupsionin

Ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i dorëzoi sot detyrën ministrit të ri të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi,…