Kushi: Komisioni i Edukimit, i gatshëm të mbështesë hartimin e ndryshimeve në ligjin e Arsimit të Lartë

Kryetarja e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, Evis Kushi në hapjen e vitit të ri kuvendor të grupit parlamentar të Partisë Socialiste foli mbi punën që ky komision do të kryejë këtë sesion parlamentar.


Kryetarja e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, Evis Kushi në hapjen e vitit të ri kuvendor të grupit parlamentar të Partisë Socialiste foli mbi punën që ky komision do të kryejë këtë sesion parlamentar.

Në fjalën e saj, Kushi informoi se për sesionin e ardhshëm parlamentar janë dy projektligje të përfshira në programin e punës së komisionit, pr/ligji “Për të drejtat e autorit”, i cili vjen me nismë deputeti dhe është depozituar në Kuvend që më 11 nëntor 2025 dhe pr/ligji “Për ratifikimin e marrëveshjes midis Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Italisë për shumë fusha, mes të cilave përfshihet edhe arsimi e inovacioni.

Kushi u shpreh se “komisioni do të shqyrtojë si komision për dhënie mendimi pikërisht për këto fusha që lidhen me përgjegjësinë e tij”.

Kushi informoi gjithashtu se “me kërkesë të komisionit është dakordësuar një seancë dëgjimore me ministren e Arsimit për çështje që lidhen me reformën kurrikulare, reformë e ndërmarrë Ministria e Arsimit për rishikim e kurrikulës dhe teksteve shkollore në arsimin parauniversitar”.

Sipas saj, kjo është një seancë që është kërkuar nga opozita.

Kushi u ndal edhe tek rishikimi i ligjit për arsimin e lartë.

“Ditën e djeshme kemi ndjekur me shumë interes takimin e kryeministrit ku është theksuar nevoja për rishikimin e ligjit “Për arsimin e lartë. Prej vitit 2015 kur është hartuar ky pr/ligj kanë kaluar mbi 10 vite besoj është koha e mjaftueshme që jo vetëm të reflektojmë ato problematika që janë hasur gjatë zbatimit të tij, por të reflektojmë edhe zhvillimet e reja që lidhen me politika si ndërkombëtarizimi, digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale”.

Kushi tha se “komisioni është i gatshëm të jetë mbështetje për hartimin e këtij ligji për këto ndryshime që në faza të para në mbështetje të ministrisë apo grupit të punës që do të ngrihet për këtë qëllim”.

Gjithashtu Kushi informoi lidhur edhe me punën që ky komision ka bërë në sesionin e kaluar parlamentar.

“Sesionin e kaluar komisioni ka shqyrtuar dy projektligje, “Për buxhetin 2026″ dhe pr/ligji “Për librin”. Për këto pr/ligje janë zhvilluar në total 5 seanca dëgjimore, ku janë ftuar 39 përfaqësues të institucioneve publike. Sa i takon procesit mbikëqyrës dhe kontrollues në komision janë zhvilluar dy seanca dëgjimore që lidhen me masat e marra për vitin e ri shkollor në arsimin parauniversitar dhe arsimin profesional”, tha Kushi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: 65 efektivë të FA të angazhuar në Lurë, zjarri nën kontroll

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se në Lurë janë angazhuar 65 efektivë të Forcave të Armatosura dhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: 65 efektivë të FA të angazhuar në Lurë, zjarri nën kontroll

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se në Lurë janë angazhuar 65 efektivë të Forcave të Armatosura dhe…