Hoxha: Arsimi i lartë rrugëton bashkë me Shqipërinë drejt BE

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha tha sot, se arsimi i lartë duhet të konsiderohet një investim dhe jo barrë për administratën shtetërore.


Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha tha sot, arsimi i lartë duhet të konsiderohet një investim dhe jo barrë për administratën shtetërore, pasi është një faktor i rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes evropiane.

Hoxha e bëri këtë deklaratë gjatë Konferencës së Rektorëve, ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro dhe 40 rektorët e universiteteve publike dhe private.

Në aktivitetin e organizuar si një bisedë e hapur për cilësinë e institucioneve të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, Hoxha tha se kjo konferencë është kthyer në një organizëm aktiv që ndikon në përditshmërinë e punës së secilit.

“Kësaj konference i është bashkangjitur me iniciativën e Kryeministrit edhe Komiteti i Politikave të arsimit të lartë, si një strukturë akademike dhe përfaqësim i institucioneve publike dhe jopublike të arsimit të lartë për një bashkëbisedim më afër të Qeverisë me nevojat, sfidat dhe kërkesat reciproke midis arsimit të lartë dhe këshillit të ministrave”, tha Hoxha.

Rektori Hoxha shtoi se procesi i transformimit të arsimit të lartë lidhet edhe me një pikë tjetër të rëndësishme që kalon nga vendi ynë dhe që është ajo e perspektivës dhe afërsisë së dukshme të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Arsimi i lartë është porta hyrëse që duhet të konsiderohet si një investim dhe jo si një barrë për administratën shtetërore. Arsimi është një faktor i rëndësishëm që rrugëton bashkë me Shqipërinë drejt BE dhe hapësirës evropiane të arsimit të lartë”, përfundoi Hoxha.

Marrë nga ATSH

Begaj vizitë në Boston, vlerëson rolin e diasporës dhe marrëdhëniet historike shqiptaro-amerikane

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në Boston, ku u prit nga autoritetet më të larta vendore dhe zhvilloi takime…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj vizitë në Boston, vlerëson rolin e diasporës dhe marrëdhëniet historike shqiptaro-amerikane

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në Boston, ku u prit nga autoritetet më të larta vendore dhe zhvilloi takime…