Pezullohet mësimi në të gjitha shkollat në Durrës, 10 familje të evakuara

Qyteti i Durrësit është përfshirë nga reshje intensive shiu, të cilat kanë sjellë probleme të shumta në disa zona të territorit të bashkisë


Qyteti i Durrësit është përfshirë nga reshje intensive shiu, të cilat kanë sjellë probleme të shumta në disa zona të territorit të bashkisë. Si pasojë e përmbytjeve, në pamundësi të lëvizjes së prindërve, fëmijëve dhe nxënësve, bashkia Durrës njofton se mësimi është pezulluar në disa çerdhe dhe kopshte.

Sipas bashkisë Durrës, mësimi është pezulluar në: Kopshtin “Sotir Noka”; Kopshtin “Met Hasa”; Çerdhja nr. 1; Konvikti “Beqir Çela”; Kopshti “Neim Babameto”; Kopshti “Durrësi i Ri”; Kopshti “Fidanishtja”.

Bashkia Durrës njofton se procesi mësimor është pezulluar në të gjitha shkollat.

Sipas njoftimit, në kodrën e Currilave janë evidentuar rrëshqitje dheu, ndërsa disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme për shkak të reshjeve të dendura.

Sipas bashkisë Durrës, rrugët problematike janë: Rruga “Mujo Ulqinaku”; Rruga “Hysen Myshketa”; Rruga “Marta Buda”; Rruga “Jahja Ballhysa”; Rruga “Kristo Sotiri”; Rruga “Glaukia”; Rruga “Vaso Pasha”; Rruga “Jeta Re”; Rruga “Vllazërimi”; Rruga “Jezerca”; Rruga “Azem Hajdari”; Rruga “Mbreti Pirro”; Rruga “Enkelejve”.

Këto rrugë ndodhen në lagjet nr. 12, 13, 14, 17 dhe 18. Gjithashtu, ka bllokime të qarkullimit nga zona e Mauzoleumit të Dëshmorëve deri në zonën e Durrësit të Ri.

Situatë problematike paraqitet edhe në njësinë administrative Rrashbull, si edhe në Manzë, ku ura e fshatit Borç rrezikon shembjen për shkak të prurjeve të mëdha të ujit. Deri më tani janë evakuar 10 familje, me nga 3–4 anëtarë secila, të cilat janë sistemuar pranë Konvaleshencës.

Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e dendura pritet të vijojnë deri në orët e drekës. Për këtë arsye, u bëhet thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal.

Të gjitha ekipet e Bashkisë së Durrësit ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për menaxhimin e situatës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kryetari i Akademisë së Shkencave takim me ambasadorin e Azerbajxhanit

Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi priti ambasadorin e Republikës së Azerbajxhanit në Shqipëri z. Anar Huseynov

Global 360

Kurti: Glorifikimi i Mlladiçit tregon se Serbia ende nuk është përballur me të kaluarën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Serbinë për glorifikimin e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kryetari i Akademisë së Shkencave takim me ambasadorin e Azerbajxhanit

Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi priti ambasadorin e Republikës së Azerbajxhanit në Shqipëri z. Anar Huseynov