Drejt përfundimit rruga e re Shkodër-Mal i Zi, hov të ri zhvillimit të turizmit

Investimi në këtë aks rrugor pritet të sjellë rritje të fluksit të turistëve, nxitje të ekonomisë vendore dhe forcim të bashkëpunimit ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.


Punimet në rrugën e re që lidh Shkodrën me Malin e Zi përmes aksit Shirokë–Zogaj–Kufi po shkojnë drejt përfundimit, duke përfaqësuar një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në veriperëndim të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga puna në terren, duke theksuar se ky projekt do të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë mes dy vendeve dhe do të ndikojë në bashkimin e ofertave turistike të zonës së Shkodrës dhe bregut malazez.

Aksi i ri rrugor pritet të lehtësojë qarkullimin e mjeteve dhe të rrisë aksesin e vizitorëve drejt zonave turistike përgjatë Liqenit të Shkodrës, Shirokës dhe Zogajt, duke krijuar mundësi të reja zhvillimi për komunitetin lokal.

“Drejt përfundimit rruga e re që lidh Shkodrën me Malin e Zi përmes rrugës Shirokë – Zogaj – Kufi, një investim që do të bashkojë ofertat turistike të dy zonave dhe do t’i japë një hov të ri zhvillimit të turizmit. Më shumë akses, më shumë vizitorë dhe më shumë mundësi për komunitetin lokal”, shkroi Rama.

Investimi në këtë aks rrugor pritet të sjellë rritje të fluksit të turistëve, nxitje të ekonomisë vendore dhe forcim të bashkëpunimit ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hijet e luftës dhe beteja për të vërtetën

Në historinë kineze, kujtesa e luftës kundër agresionit japonez zë një vend tejet të rëndësishëm dhe delikat.