Autoriteti i Konkurrencës, analizë krahasuese të ecurisë së çmimeve për produktet e shportës

Autoriteti i Konkurrencës bën të ditur se është drejt përfundimit procesi i mbledhjes së të dhënave lidhur me çmimet e produkteve të shportës për periudhën tetor–nëntor–dhjetor, duke përfshirë të gjitha hallkat e zinxhirit të furnizimit dhe tregtimit.


Autoriteti i Konkurrencës bën të ditur se është drejt përfundimit procesi i mbledhjes së të dhënave lidhur me çmimet e produkteve të shportës për periudhën tetor–nëntor–dhjetor, duke përfshirë të gjitha hallkat e zinxhirit të furnizimit dhe tregtimit.

Sipas njoftimit zyrtar, pas përmbylljes së kësaj faze, do të kryhet një analizë e detajuar krahasuese e ecurisë së çmimeve për secilin produkt, me synimin për të identifikuar çdo rritje të mundshme të pajustifikuar që mund të jetë pasojë e sjelljeve jo konkurruese apo e koordinimit të paligjshëm ndërmjet operatorëve ekonomikë.

AK sqaron se analiza do të përqendrohet në krahasimin e çmimeve ndërmjet periudhave të ndryshme kohore, vlerësimin e strukturës së kostove dhe marzheve të fitimit, si dhe në evidentimin e çdo praktike që mund të cenojë konkurrencën e ndershme në treg.

Në rast se nga analiza statistikore dhe ekonomike do të konstatohen rritje të pajustifikuara të çmimeve apo praktika të ndaluara nga legjislacioni në fuqi, Autoriteti i Konkurrencës bën të ditur se do të ndërmarrë pa hezitim veprimet përkatëse ligjore, përfshirë hapjen e procedurave hetimore ndaj subjekteve përgjegjëse.

Autoriteti i Konkurrencës thekson se mbetet i angazhuar për garantimin e funksionimit të drejtë të tregut, mbrojtjen e konkurrencës dhe interesit të konsumatorëve, duke ushtruar me përgjegjësi të plotë kompetencat e tij ligjore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Ligji për të Drejtën e Autorit, mbron krijuesit shqiptarë

Sot në Kuvend u miratua Ligji për të Drejtën e Autorit.

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Ligji për të Drejtën e Autorit, mbron krijuesit shqiptarë

Sot në Kuvend u miratua Ligji për të Drejtën e Autorit.