Gjashtë kandidatë në garë për pozicionin e Avokatit të Popullit

Adriana Kalaja (44 firma deputetësh), Aranita Brahaj (35 firma deputetësh), Besim Ndregjoni (34 firma deputetësh), Endrit Shabani (35 firma deputetësh), Skënder Haluci (30 firma deputetësh) dhe Tartar Bazaj (28 firma deputetësh).


Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike po shqyrton sot plotësimin e kushteve ligjore për kandidatët që kanë marrë mbështetjen me jo më pak se 28 firma për vendin vakant të Avokatit të Popullit.

Në fillim të mbledhjes kryetari i komisionit, Ulsi Manja bëri të ditur se në Kuvendin e Shqipërisë shprehën interesin 26 kandidatë për të qenë pjesë e garës për pozicionin vakant për Avokatin e Popullit.

“Pas administrimit të kandidaturave në komisionin e Ligjeve u zhvilluan dëgjesat publike me 26 kandidatët që plotësonin kushtet dhe kriteret ligjore dhe në 17 nëntor 2025 kemi njoftuar grupet parlamentare dhe deputetët jashtë grupeve parlamentare me listën e kandidatëve që plotësonin kushtet, të cilët duhet të mbështeten me 28 firma deputetësh për të vijuar më pas procedurën në fazat e tjera të përzgjedhjes”, sqaroi Manja.

Manja njoftoi se kandidatët që kanë plotësuar numrin e nevojshëm të firmave deri në datën 2 dhjetor, për të vazhduar me fazën përmbyllëse të votimit në Kuvend janë: Adriana Kalaja (44 firma deputetësh), Aranita Brahaj (35 firma deputetësh), Besim Ndregjoni (34 firma deputetësh), Endrit Shabani (35 firma deputetësh), Skënder Haluci (30 firma deputetësh) dhe Tartar Bazaj (28 firma deputetësh).

Ndërkohë Manja theksoi se janë edhe katër kandidatë të tjerë që kanë dorëzuar formularin ose jashtë afatit të përcaktuar që ishte data 2 dhjetor, ose pa numrin e nevojshëm të firmave të deputetëve.

“Dardan Mustafaj ka mbledhur 38 firma deputetësh por e ka dorëzuar jashtë afatit të përcaktuar nga komisioni. Jola Hysaj nuk ka arritur të marrë numrin e mjaftueshëm prej 28 deputetësh por ka marrë vetëm 27 firma; Shkëlqim Sulo nuk ka siguruar numrin e nevojshëm të firmave; Saimir Vishaj ka marrë vetëm 26 firma”, njoftoi Manja.

Manja theksoi se për kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret është marrë edhe konfirmimi nga Autoriteti i Dosjeve dhe nuk rezultojnë të kenë pasur materiale në dokumentar e ish-sigurimit të shtetit.

“Në këto kushte Kuvendi shqyrton propozimin dhe kryen votimin në seancë plenare brenda një jave nga paraqitja e raportit nga komisioni përkatës. Në raport do të jetë edhe qëndrimi i deputetëve të Partisë Demokratike për tërheqjen e firmave”, tha Manja ndërsa i kërkoi komisionit miratimin e raporti me emrat e 6 kandidatëve në garë.

Burimi ATSH

Hoxha: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, domosdoshmëri strategjike

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi vizitë në Institutin Mbretëror Elcano në Madrid.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, domosdoshmëri strategjike

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi vizitë në Institutin Mbretëror Elcano në Madrid.