Rreth 20 mijë aplikime online për t’u regjistruar si punëkërkues

Numri i qytetarëve që janë regjistruar si punëkërkues përmes portalit qeveritar “e-Albania” ka shënuar rritje të ndjeshme këtë vit.


Numri i qytetarëve që janë regjistruar si punëkërkues përmes portalit qeveritar “e-Albania” ka shënuar rritje të ndjeshme këtë vit.

Sipas të dhënave të publikuara nga portali “e-Albania”, nga janari në tetor të këtij viti janë regjistruar 19 721 aplikime online, në krahasim me 14 065 aplikime të së njëjtës periudhë të një viti më parë.

Me bazë vjetore, numri i qytetarëve që janë regjistruar si punëkërkues përmes portalit “e-Albania” është rritur me 5656 aplikues.

Regjistrimi online vijon të jetë një prej shërbimeve më të përdorura të platformës, duke lehtësuar procesin për qytetarët që kërkojnë punë dhe duke reduktuar nevojën për paraqitje fizike në zyrat e punësimit.

Tregu i punës vijon të shfaqë përmirësime të qëndrueshme, duke reflektuar rritje të punësimit dhe ulje të papunësisë, sipas BSH-së.

Të dhënat më të fundit tregojnë se punësimi në sektorin privat jobujqësor është rritur me 3,4%, ndërsa shkalla e papunësisë ka zbritur në nivelin 8,5%, një nga treguesit më të ulët të viteve të fundit.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria përmirëson pozicionin në Indeksin Global të Paqes 2026

Indeksi Global i Paqes është një indeks i përbërë që mat nivelin e paqes në vende të ndryshme të botës.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria përmirëson pozicionin në Indeksin Global të Paqes 2026

Indeksi Global i Paqes është një indeks i përbërë që mat nivelin e paqes në vende të ndryshme të botës.