Trump uron Begaj për Ditën e Pavarësisë: Forcojmë bashkëpunimin mbi prioritetet e përbashkëta

Presidenti Trump i dërgoi Presidentit Begaj një telegram të posaçëm, ku, veç urimeve për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, riafirmon vullnetin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara për forcim të bashkëpunimit me Shqipërinë.


Presidenti Trump i dërgoi Presidentit Begaj një telegram të posaçëm, ku, veç urimeve për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, riafirmon vullnetin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara për forcim të bashkëpunimit me Shqipërinë.

“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë stabilitetin rajonal, përballjen me organizatat kriminale ndwrkombwtare dhe zgjerimin e mundësive dypalëshe të biznesit dhe tregtisë.
Ju uroj juve dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të gëzuar Pavarësie”, shkruan Presidenti Donald J. Trump në telegramin e tij dërguar Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Presidenti Begaj iu përgjigj me një postim në rrjetin social X presidentit Trump për këtë urim të ngrohtë e pozitiv në Ditën e Pavarësisë.

“Faleminderit SHBA, dhe faleminderit Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme”, tha Begaj.

Presidenti Begaj tha se “Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara në prioritetet tona të përbashkëta”.

“Shqipëria ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë në krah të Shteteve të Bashkuara. Zoti i bekoftë kombet dhe popujt tanë!”, mbyll mesazhin Presidenti Begaj.

Burimi ATSH

Bota ka nevojë për marrëdhënie ekonomiko-tregtare Kinë-SHBA me leverdi reciproke

Historia ka vërtetuar vazhdimisht se bashkëpunimi u sjell dobi të dyja palëve, ndërsa konflikti i dëmton të dyja.

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bota ka nevojë për marrëdhënie ekonomiko-tregtare Kinë-SHBA me leverdi reciproke

Historia ka vërtetuar vazhdimisht se bashkëpunimi u sjell dobi të dyja palëve, ndërsa konflikti i dëmton të dyja.