Sistemi doganor, i harmonizuar plotësisht me standardet e BE-së deri në 2030-ën

Strategjia është hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe UNCTAD, si dhe me asistencën teknike të DG TAXUD


Strategjia për modernizimin dhe harmonizimin e sistemeve të informacionit doganor të Shqipërisë me ato të Bashkimit Evropian për periudhën 2025–2030, e cila u miratua një ditë më parë nga Këshilli i Ministrave, ka për qëllim përmbushjen e standardeve dhe kërkesave të BE-së, duke siguruar një infrastrukturë doganore tërësisht të harmonizuar dhe të avancuar. Ky proces do të mundësojë integrimin e Shqipërisë në tregun e përbashkët evropian, duke e bërë administratën doganore më efikase dhe më transparente.

Strategjia është hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe UNCTAD, si dhe me asistencën teknike të DG TAXUD.

Dokumenti parashikon zhvillimin e sistemeve kyçe për menaxhimin e procedurave doganore, shkëmbimin e certifikatave, menaxhimin e riskut dhe implementimin e sistemeve të tjera që mbështesin standardet evropiane.

Objektivi kryesor i kësaj strategjie është që deri në vitin 2030, Shqipëria të ketë një sistem doganor tërësisht të harmonizuar me Kodin Doganor të BE-së.

Zbatimi i kësaj strategjie pritet të sjellë përfitime të shumta, duke përfshirë lehtësimin e procedurave doganore, uljen e kohës së zhdoganimit dhe rritjen e efikasitetit operativ.

Po ashtu, kjo do të përmirësojë mundësinë për bizneset shqiptare për të qenë më konkurruese në tregjet ndërkombëtare, pasi do të thjeshtohen procedurat dhe do të ulet kostoja administrative.

Për më tepër, sistemi i avancuar i menaxhimit të riskut do të kontribuoni në forcimin e sigurisë kombëtare, duke parandaluar kontrabandën dhe aktivitetet ilegale ndërkufitare.

Ky modernizim i sistemeve doganore është një hap i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për mbështetje të procesit të anëtarësimit të vendit, duke siguruar një administratë doganore që funksionon në përputhje me standardet e BE-së.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: KE rekomandoi përgatitjet për hartimin e traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar I Partisë Socialiste, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama solli në vëmendje momentin…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: KE rekomandoi përgatitjet për hartimin e traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar I Partisë Socialiste, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama solli në vëmendje momentin…