Balla: 22 Nëntori na kujton rëndësinë e gjuhës dhe identitetit tonë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi politik i PS për Diasporën, Taulant Balla uroi për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe me një foto nga shkollat shqipe në Diasporë.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi politik i PS për Diasporën, Taulant Balla uroi për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe me një foto nga shkollat shqipe në Diasporë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla thekson se, kjo ditë simbolizon identitetin kombëtar dhe përpjekjet historike për unifikimin gjuhësor të shqiptarëve.

“Nga shkollat e gjuhës shqipe në Diasporë ju shpreh urimet për Ditën e Alfabetit 22 Nëntori na kujton rëndësinë e gjuhës dhe identitetit tonë. Falë Kongresit të Manastirit, sot shkruajmë e flasim me një alfabet të unifikuar që na bashkon të gjithëve”, shkruan Balla duke e shoqëruar me vargjet e Naim Frashërit:

“Gjuha jonë sa e mirë,
Sa e ëmbël, sa e lirë!
Sa e bukur, sa e gjerë,
Sa e lehtë, sa e ndjerë!”

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe shënohet çdo vit më 22 nëntor, në kujtim të Kongresit të Manastirit (14–22 nëntor 1908), ku 50 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare vendosën unifikimin e alfabetit shqip në bazë të shkronjave latine.

Ky ishte një moment historik që hapi rrugën e arsimit kombëtar, forcimit të identitetit dhe më pas, shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Që prej vitit 2023, kjo ditë është festë zyrtare kombëtare në Shqipëri dhe kremtohet gjerësisht në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Diasporë.

Burimi ATSH

“Albania’s European Week”

Në kuadër të Albania’s European Week, Ambasadori Petrit Malaj, së bashku me Ministren Këshilltare, Pranvera Teli, mbajtën sot në Kolegjin…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Albania’s European Week”

Në kuadër të Albania’s European Week, Ambasadori Petrit Malaj, së bashku me Ministren Këshilltare, Pranvera Teli, mbajtën sot në Kolegjin…