Kos: Dy vite vendimtare për suksesin e Planit të Rritjes

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, theksoi sot rëndësinë kritike të muajve në vijim për procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.


Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, theksoi sot rëndësinë kritike të muajve në vijim për procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama pas punimeve të Samitit “Plani i Rritjes – Rruga jonë drejt BE-së”, Kos nënvizoi se në qershor skadon periudha tranzitore njëvjeçare për reformat e papërmbushura, duke theksuar se rajoni duhet të intensifikojë përpjekjet.

“Kemi një afat veçanërisht të rëndësishëm që po afron. Në qershor do të kemi skadimin e periudhës tranzitore 1-vjeçare për reformat e papërmbushura nga raundi i dytë i raportimit dhe, për këtë arsye, i bëj thirrje të gjithë udhëheqësve të rajonit që të punojnë akoma më fort për reformat”, tha Kos.

Duke u ndalur tek rezultatet e prekshme për qytetarët, Kos përmendi progresin e madh sa i takon tarifave të roaming-ut.

“Ne nuk kemi më tarifa shtesë për thirrjet ndërkombëtare brenda BE-së, pse duhet t’i keni ju? Për këtë duhet të punojmë akoma më shumë, që të kemi përafrim me rregullat e BE-së”, tha Kos.

Lidhur me infrastrukturën e tregtisë dhe transportit, Komisionerja shpjegoi se zbatimi i korsive të gjelbra është në vijim.

“Vitin e kaluar ramë dakord për 11 pika të përbashkëta kalimi ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe 5 pika të tilla brenda vetë rajonit. Sot Komisioni dhe Banka Botërore shkëmbyen një letër angazhimi që na shtyn të ecim më shpejt me fazën e dytë të programit ‘Transport i sigurt dhe i qëndrueshëm’, për të zhbllokuar projekte që përmirësojnë infrastrukturën e transportit, inovacionin digjital, mbrojtjen e konsumatorit dhe turizmin”, tha Kos.

Ajo theksoi se këto përfitime do të ndihen si nga qytetarët ashtu edhe nga bizneset.

Kos vuri në dukje se vendet e rajonit duhet të vijojnë me vendosmëri transformimin e brendshëm.

“Reformat që kemi rënë dakord së bashku nuk janë gjithmonë të lehta, por ato bëjnë të mundur përshpejtimin e negociatave të anëtarësimit në BE, si dhe përgatisin ekonomitë tuaja për tregun e përbashkët. Ashtu siç ju pëlqen ta thoni shpesh, ky është një proces transformimi dhe sjell rezultate të mëdha”, u shpreh Kos.

Ajo shtoi se përparimi i reformave i mundëson vendeve të trajtohen si shtete anëtare në disa politika të BE-së dhe rrit besimin e vendeve anëtare mbi gatishmërinë e Ballkanit Perëndimor për integrim të plotë.

Komisionerja foli edhe për interesin në rritje të investitorëve të huaj, teksa përmendi vlerësimin e Presidentes së KE, Ursula von der Leyen, gjatë pjesëmarrjes së saj në Konferencën e Investimeve në Shqipëri.

“Presidentja Von der Leyen tregoi sesa mbresa i kishin lënë diskutimet e zhvilluara në Konferencë. Por edhe mua më la mbresë fakti që Shqipëria do të organizojë një Konferencë tjetër investimesh”, u shpreh Kos.

Sipas Kos, kjo është thelbësore për të arritur konvergjencën ekonomike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, duke bërë vendet e rajonit gjithnjë e më tërheqëse për investitorët ndërkombëtarë.

Në mbyllje të fjalës së saj, komisionerja vuri theksin te afati prej dy vitesh që ka mbetur për realizimin e Planit të Rritjes dhe forcimin e perspektivës europiane të rajonit.

“Na mbeten edhe dy vite që Plani i Rritjes të kthehet në një sukses të vërtetë dhe të përgatisim terrenin për anëtarësimin tuaj në BE. Duhet ta shfrytëzojmë çdo ditë për të punuar për të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Kos.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Mbahet në Pekin simpoziumi mbi botimin e librit “Vizitat e Xi Jinpingut në shtëpitë e banorëve të thjeshtë”

Simpoziumi mbi botimin e librit "Vizitat e Xi Jinpingut në shtëpitë e banorëve të thjeshtë (vëllimi 2)" u mbajt kohët…

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mbahet në Pekin simpoziumi mbi botimin e librit “Vizitat e Xi Jinpingut në shtëpitë e banorëve të thjeshtë”

Simpoziumi mbi botimin e librit "Vizitat e Xi Jinpingut në shtëpitë e banorëve të thjeshtë (vëllimi 2)" u mbajt kohët…