Ekspertët e KE vlerësojnë pavarësinë e Bankës së Shqipërisë në kuadër të integrimit në BE

Në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, një ekip ekspertësh të Komisionit Evropian ka zhvilluar një mision të rëndësishëm në Tiranë përmes instrumentit të Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit (TAIEX).


Në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, një ekip ekspertësh të Komisionit Evropian ka zhvilluar një mision të rëndësishëm në Tiranë përmes instrumentit të Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit (TAIEX).

Misioni ka si qëllim vlerësimin e pavarësisë së Bankës së Shqipërisë dhe ofrimin e këshillimit strategjik për të përforcuar përputhshmërinë e legjislacionit shqiptar me standardet evropiane.

Ekspertët, të udhëhequr nga Klaas Knot, ish-guvernator i Bankës Qendrore të Holandës, po zhvillojnë takime me krerët më të lartë të institucioneve shtetërore, përfshirë Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Takimet kanë për qëllim identifikimin e hapave konkretë për përafrimin e kuadrit ligjor të Bankës së Shqipërisë me ato të Bashkimit Evropian dhe forcimin e garancive për pavarësinë e saj institucionale dhe financiare.

Komisioni Evropian e konsideron pavarësinë e bankës qendrore si një parakusht të domosdoshëm për stabilitetin makroekonomik dhe besueshmërinë e politikave monetare, dy elemente kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.

Kjo qasje është mbështetur edhe nga liderët ndërkombëtarë si Christine Lagarde, presidente e Bankës Qendrore Evropiane, dhe Kristalina Georgieva, drejtoreshë e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilët theksuan se një bankë qendrore e pavarur është thelbësore për stabilitetin ekonomik dhe rritjen afatgjatë.

Në takimin e zhvilluar me Guvernatorin Sejko, u diskutua për detajet e përafrimit të legjislacionit me acquis-në e BE-së, si dhe për hapat e mëtejshëm që do të çojnë në forcimin e pavarësisë dhe qeverisjes institucionale të Bankës së Shqipërisë.

Guvernatori Sejko theksoi se BSH mbetet plotësisht e angazhuar për forcimin e mëtejshëm të pavarësisë së saj, duke pasur parasysh kërkesat e BE-së dhe praktikat më të mira evropiane.

Në Raportet e Progresit 2023-2024, Komisioni Evropian ka vlerësuar se përputhshmëria e ligjit të Bankës së Shqipërisë me acquis-në e BE-së mbetet një prioritet, sidomos sa i përket pavarësisë personale të Guvernatorit. Raportet theksojnë se, megjithatë, ende ka hapësirë për përmirësime në këtë drejtim, për të arritur një përafrim të plotë me standardet evropiane.

Pas përfundimit të misionit, ekipi i ekspertëve pritet të përgatisë një paketë rekomandimesh, që do t’i paraqitet Komisionit Evropian dhe më pas autoriteteve shqiptare për t’u zbatuar në kuadër të përgatitjeve për anëtarësimin në BE.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Nave della Salute” mbërrin në Durrës, në fokus parandalimi si shtyllë e kujdesit shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi sot se, në kuadër të këtij bashkëpunimi, në portin e Durrësit u ankorua…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Nave della Salute” mbërrin në Durrës, në fokus parandalimi si shtyllë e kujdesit shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi sot se, në kuadër të këtij bashkëpunimi, në portin e Durrësit u ankorua…