Sala: 108,8 miliardë lekë në mbështetje të kujdesit shëndetësor dhe mirëqenies sociale

Projektbuxheti 2026 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2026 kap shifrën e 108,8 miliardë lekëve dhe shkon për mbështetjen e shërbimeve më të mira shëndetësore dhe një sistem më të fortë mirëqenieje sociale për çdo shqiptar.


Projektbuxheti 2026 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2026 kap shifrën e 108,8 miliardë lekëve dhe shkon për mbështetjen e shërbimeve më të mira shëndetësore dhe një sistem më të fortë mirëqenieje sociale për çdo shqiptar.

Gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2026 në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala detajoi disa prej fushave prioritare, të cilat do të përfitojnë më tepër investime gjatë vitit 2026.

Sipas saj, “ky buxhet zë 12,3% të buxhetit të shtetit ose 3,9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe ka një rritje prej afro 4,2% krahasuar me vitin 2025”.

Ndërsa solli në vëmendje përmirësimin e disa treguesve gjatë dekadës së fundit si rritja e jetëgjatësisë dhe ulja e nivelit të vdekshmërisë foshnjore, Sala u shpreh se pavarësisht arritjeve, sfidat janë të shumta.

“Mosha mesatare në rritje e popullatës, ndryshimet demografike dhe zhvillimet socio-ekonomike po favorizojnë një rritje të sëmundjeve kardiovaskulare, tumorale, pulmonare apo ato neurologjike. Gjithashtu, përparimi i shpejtë në teknologji, digjitalizimi i sistemeve dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale kërkojnë reformim të sistemit, për t’iu përgjigjur nevojave globale në shëndetësi”, u shpreh Sala.

Buxheti i vitit 2026, sipas saj, “është një fillim i mirë për t’iu përgjigjur këtyre sfidave dhe për të filluar adresimin e disa objektivave që mbeten gjithnjë të rëndësishme për qeverinë”.

Ministrja theksoi se ky buxhet fillon të adresojë një sërë prioritetesh të rëndësishme, si rritja e pagave për mjekët dhe personelin mjekësor; rritja e fondit të dedikuar për barnat antitumorale; zgjerimi i paketave të shërbimeve shëndetësore, duke përfshirë nisjen e shërbimeve të munguara; si dhe mbulimin me shërbime sociale të integruara në 61 bashkitë, me një rritje prej 22% të Fondit Social.

Ndërsa e cilësoi luftën kundër kancerit si një nga sfidat më të mëdha, Sala theksoi se në vitin 2026, për herë të parë, të gjitha barnat antitumorale do të rimbursohen plotësisht.

Fondi prej 15 milionë euro shtesë për barnat antitumorale, sipas saj, “është një investim serioz për përballimin e kësaj sfide”.

Sala theksoi se ka një strategji të qartë për modernizimin e kujdesit onkologjik në gjithë ciklin: nga depistimi dhe diagnoza e hershme, te trajtimet më të avancuara. “Shqipëria 2030 do të ketë Institutin Kombëtar të Kancerit dhe Rrjetin Kombëtar të Kancerit, sipas modeleve më bashkëkohore”, shtoi ajo.

Buxheti 2026, sipas ministres Sala mbështet edhe një sërë shërbimesh të reja spitalore duke konsoliduar strukturat shëndetësore.

“Në këtë kuadër do të vijojë financimi për trajtimin e 322 mijë pacientëve në spitalet terciare, rajonale dhe bashkiake; kryerjen falas të dializës; mbështetjen për paketën e kardiologjisë; mbështetjen për transplantet renale; trajtimin e pacientëve me katarakt”, shtoi ajo.

Po ashtu, Sala theksoi se kujdesi parësor është shtylla kurrizore e çdo sistemi modern shëndetësor. Për vitin 2026, Sala theksoi se parashikohet mbështetja për 7,6 milionë vizita në kujdesin parësor, të financuara me 2,3 miliardë lekë; check-up mjekësor falas për qytetarët 35–70 vjeç; rimbursim të barnave për 400 mijë pacientë, me një buxhet prej 13,5 miliardë lekësh, 7% më shumë se vitin e kaluar.

Buxheti 2026 ndan edhe 4,28 miliardë lekë për investime në infrastrukturë dhe teknologji shëndetësore.

“Synimi ynë është që çdo spital rajonal të ketë autonomi të plotë menaxheriale dhe planifikim të nevojave për barna, pajisje dhe personel, në bazë të indikatorëve të performancës dhe protokolleve të unifikuara klinike”, shtoi Sala.

Ndërkohë sipas saj, krahas shëndetësisë prioritet është konsolidimi i sistemit të mbrojtjes dhe përfshirjes sociale, i integruar me sistemin shëndetësor.

Sala theksoi se programi i Kujdesit Social për vitin 2026 është 27,7 miliardë lekë dhe mbështet skemën e ndihmës ekonomike, skemën e aftësisë së kufizuar dhe shërbimet e kujdesit social.

Burimi ATSH

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…