Moti me reshje, MIE: Rënie gurësh në disa akse, përmbytje e një segmenti në aksin Laç-Ura e Drojës

Strukturat nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe të institucioneve të linjës janë angazhuar maksimalisht për monitorimin dhe menaxhimin e situatës.


Reshjet e shiut me intensitet të lartë që nisën mbrëmjen e djeshme kanë përfshirë të gjithë vendin, duke krijuar situata të vështira veçanërisht në zonat veriore dhe verilindore.

Strukturat nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe të institucioneve të linjës janë angazhuar maksimalisht për monitorimin dhe menaxhimin e situatës.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndau në rrjete sociale raportin mbi situatën nga moti i keq dhe masat e marra nga MIE deri në orën 13:00.

Situata në akset rrugore: Në Tropojë, Kukës dhe aksin Skurraj–Burrel janë regjistruar rënie gurësh dhe inertesh, ndërsa në aksin Laç–Ura e Drojës një segment u përmbyt për shkak të daljes së përroit nga shtrati. Ekipet e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë menjëherë për pastrimin e karrexhatave dhe rikthimin e qarkullimit normal.

Energjia elektrike: Operatorët e rrjetit të shpërndarjes (OSSH) kanë angazhuar rreth 1500 punonjës dhe po menaxhojnë 26 fidera jashtë funksionit. Furnizimi në rang vendi është përmirësuar në rreth 70%, ndërsa rajonet Shkodër, Dibër, Durrës, Vlorë dhe Berat janë plotësisht normalizuar. Rrjeti i transmetimit dhe hidrovorët funksionojnë normalisht.

Uji i pijshëm: Furnizimi paraqitet optimal, pa ndërprerje në stacionet e pompimit. Grupi i punës i MIE është në gatishmëri me 40 ekipe dhe mbi 50 mjete për menaxhimin e situatës.

Transporti detar dhe ajror: Portet e Durrësit dhe Sarandës operojnë normalisht, ndërsa aeroporti “Nënë Tereza” nuk raporton probleme apo ndërprerje në operime.

“MIE vijon monitorimin intensiv, sidomos në zonat me risk të shtuar si baseni i lumit Drin, ndërsa të gjitha strukturat operative janë të gatshme për ndërhyrje të menjëhershme”, njoftoi Balluku.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…