Kos: Çelja e 6 grup-kapitujve në 13 muaj, deklarata më e fortë e angazhimit të Shqipërisë

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos u shpreh sot, se çelja e gjashtë grupkapitujve në 13 muaj është deklarata më e fortë e angazhimit personal të Kryeministrit Edi Rama.


Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos u shpreh sot, se çelja e gjashtë grupkapitujve në 13 muaj është deklarata më e fortë e angazhimit personal të Kryeministrit Edi Rama.

Në fund të konferencës për shtyp të komisioneres Marta Kos, Kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Punëve të Jashtme të Danimarkës Marie Bjerre, Kos iu drejtua Kryeministrit Rama ndërsa tha se “të dy janë fëmijë të një rajoni ku shija e lirisë ka përcaktuar rrugëtimin e tyre”.

“Kur jemi takuar për të fundit dhjetorin e vitit të kaluar më solle kanoçe Coca Cola që vinte në një kuti me mbishkrimin “Një herë e një kohë”. Dikur ishte dhurata më e gëzuar dhe kur ta jepnin bosh dhe çka është më tepër ka edhe skicimet tuaja”, tha Kos.

“Për ta kremtuar këtë moment kemi kthyer dhuratën tuaj në një dhuratë feste. Të gjithë ata që janë rritur pas perdes së hekurt e dinë se çfarë gjëje misterioze ishte Coca Cola”, u shpreh Kos, teksa u ndal në një pasazh në librin e shkrimtares shqiptare Lea Ypi, ku dy familje shqiptare ziheshin bashkë për një kanoçe bosh Coca Cola.

Komisionerja Kos u shpreh se ky libër sjellë në jetë 40 vitet e fundit shqiptare duke ilustruar fuqinë e reformave dhe sfidat për të ndërtuar institucionet demokratike.

“Kjo tregon sa larg keni ecur! Le të sigurohemi që liria të qëndrojë në një Shqipëri të lirë, në një Evropë të lirë. Kjo është puna që ne presim të përfundoni”, tha Kos në fund të fjalës së saj.

Kryeministri Rama i surprizoi zyrtarët e BE-së me dy verëra autentike shqiptare, me etiketën e skicuar prej tij.

“Marta kur vjen fjala për grup-kapituj, kapituj e piketa mund të na habisni, por kur bëhet fjalë për dhurata dhe ëmbëlsira nuk e bëni dot. Nuk është e orkestruar. Kjo është verë autoktone shqiptare me etiketën e skicuar prej meje. Një është për ju dhe tjetra për Marinë”, tha Rama.

Krahas verërave, në tavolinë u vendos edhe një tortë me një qiri me numrin 6, ndërsa Rama ftoi edhe dy negociatoret, Majlinda Dhuka dhe Adea Pirdeni që bashkërisht të frynin qiririn e tortës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spahiu: Forcohen kapacitetet kirurgjikale në Spitalin e Traumës, infrastrukturë moderne për sigurinë e pacientëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu inspektoi sot punimet që po kryhen në Spitalin Universitar të Traumës në…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu: Forcohen kapacitetet kirurgjikale në Spitalin e Traumës, infrastrukturë moderne për sigurinë e pacientëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu inspektoi sot punimet që po kryhen në Spitalin Universitar të Traumës në…