Mjekë shqiptarë dhe amerikanë ndërhyrje komplekse me teknikë laparoskopike në QSUT

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë falë bashkëpunimit të mjekëve shqiptarë dhe atyre amerikanë të organizatës “Albanian Health Found” u realizuan ndërhyrje komplekse me teknikë laparoskopike.


Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë falë bashkëpunimit të mjekëve shqiptarë dhe atyre amerikanë të organizatës “Albanian Health Found” u realizuan ndërhyrje komplekse me teknikë laparoskopike.

Kjo teknikë është një risi për trajtimin e tumoreve të mëdha që deri sot bëheshin vetëm me operacion të hapur.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, prof. Arben Gjata, shef i Shërbimit të Kirurgjisë në Klinikën 1, tha se ky bashkëpunim është vazhdim i një tradite 31-vjeçare. “Mjekët amerikanë kanë ardhur për herë të parë në Shqipëri në vitin 1991. Organizata quhet “Albanian Health Found”, është një ekip i përbërë nga specialistë të ndryshëm gastroenterologë, kirurgë renamatologë, dhe na kanë ndihmuar në të gjitha fushat”.

“Janë nga kontributorët kryesorë për të na mbështetur për zhvillimin e QSUT në drejtim profesional, por edhe në drejtim të pajisjeve, ndihmës dhe formimit të mjekëve, qoftë këtu por edhe duke marrë një pjesë të mjekëve të QSUT ndër vite në SHBA. Aktualisht jemi duke punuar me dr. William Nielson në kirurgji që është një nga kirurgët robotistë më të mirë që ka SHBA”, tha Gjata.

Prof. dr. Arben Beqiri, kirurg në QSUNT, tha se “përveç kirurgjisë bëjmë ndërhyrje mjaft të ndërlikuara, por disa prej tyre shoqërohen me komplikacione si ato të paretit adominal, ku muri i barkut përon ndryshime dhe krijon hernie të mëdha, të cilat në Shqipëri dhe kudo në botë bëhen të vështira për t’u trajtuar”.

Në fakt, vijoi Beqiri, në mënyrë klasike me mënyrën e hapur ne kemi trajtuar prej vitesh.

“Por, përmes ndihmës së mjekëve amerikanë që vijnë çdo vit në Shqipëri po realizojmë një hap përpara duke bërë të mundur që këto operacione komplekse të rindërtimit të murit të barkut t’i realizojmë përmes kirurgjisë laparoskopike”, tha Beqiri.

Beqiri u shpreh se “rastet janë të ndryshme asnjë rast nuk është njësoj, por përkundrejt kompleksitetit të tyre kirurgjitë e bëra me profesionalizëm duke njohur qartë teknikën dhe me pajisjet e duhura bëjnë të mundur që koha e operacionit të shkurtohet dhe rezultatet tek pacienti të jenë të larta dhe ditëqëndrimi i tij në spital të shkurtohet”.

Dr. William Nelson, kirurg robotik në SHBA, tha se ishte kënaqësi të ishte në QSUNT dhe të punonte me kirurgët shqiptarë, të cilët i vlerësoi për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë.

“Ne po bëjmë disa riparime laparoskopike të hernies, të cilat kanë disa përfitime për pacientët por të cilat janë më komplekse se mënyra normale se si riparohen herniet në SHBA”, tha Nelson.

Ai shtoi se janë teknika të reja, por të cilat sjellin përfitime për pacientët dhe është fantastike të shohësh punën që është bërë në Klinikën 1 të QSUNT.

Nelson vlerësoi sallat operatore moderne dhe të mëdha si dhe ekipet shumë të mira shqiptare. “Është një vend shumë i mirë për të punuar”, tha ai.

/Burimi ATSH

Nufi takim me atashetë ushtarakë: Bashkëpunimi, themeli i sigurisë së përbashkët

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim prezantues me atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi takim me atashetë ushtarakë: Bashkëpunimi, themeli i sigurisë së përbashkët

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim prezantues me atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri.