Rama: Projekti i kamerave në qytet, zgjidhje edhe për pastërtinë

Kryeministri Edi Rama u shpreh se, përtej rregullave të vendosura nga autoritetet, disiplina qytetare dhe përgjegjësia e bizneseve janë vendimtare për pastërtinë e qytetit.


Kryeministri Edi Rama u shpreh se, përtej rregullave të vendosura nga autoritetet, disiplina qytetare dhe përgjegjësia e bizneseve janë vendimtare për pastërtinë e qytetit.

Gjatë takimit që zhvilloi sot me banorë të Njësisë 3, Tiranë, kryeministri iu përgjigj shqetësimit të një banori lidhur me mbeturinat dhe pastërtinë e qytetit, duke vënë në dukje se, pjesa më e madhe e ndotjes vjen nga vetë qytetarët dhe bizneset.

Ai theksoi se krahasimi me qytetet evropiane lidhet me respektimin e rregullave dhe ndërgjegjen qytetare.

“Meqë u bë krahasim me qytetet evropiane. Të gjithë kemi parë qytete evropiane, të ndryshme, dhe ka qytete evropiane që është ashtu fiks siç u tha, dhe ka që nuk është ashtu. Sepse aty ku është gjithçka pastër nuk është thjesht bashkia që pastron por çdo qytetar që nuk ndot, por respekton një sistem shumë rigoroz rregullash të vendosura për oraret kur hidhen mbetjet, ndarjen e tyre në burim etj, gjë që le të jemi të vërtetë ne jemi vite dritë larg nga pikëpamja e ndërgjegjes qytetare dhe kontributit që duhet të hapë gjithsecili duke mos ndotur në radhë të parë”, tha Rama.

Kryeministri informoi se projekti i ri me kamera, që do të nisë së shpejti, do të kontribuojë në sigurinë, pastërtinë dhe qetësinë e qytetarëve, duke përfshirë edhe mbrojtjen e fëmijëve në shkollë.

“Ne mund të bëjmë plane sa të duam por si zbatohen. Unë besoj që ne jemi në rrugën e zgjidhjes së këtij aspekti me projektin e ri që më në fund do të nisim ta zbatojmë pas një zvarritje të gjatë burokratike, nuk po i ankohem askujt, por po them se për shkak se jo të gjitha gjërat bëhen në kohë apo si duhet brenda sistemit të qeverisjes apo institucioneve tona humbet kohë. Projekti me kamera është projekt strategjik për sigurinë, pastërsinë dhe qetësinë e prindërve për sigurinë në shkolla”, theksoi ai.

“Në momentin që sistemi i kamerave funksionon, ai parandalon në mënyrë jashtëzakonisht efikase, të gjitha llojet e shkeljeve që lidhen me rendin, qetësinë, respektimin e rregullave, nga rregullat e qarkullimit, tek rregullat e bashkëjetesës në një lagje. Brenda këtij mandati do ta kemi këtë sistem”, tha Rama.

“Tetë muaj na ka marrë burokracia në agjencitë tona për të përfunduar procesin e dokumentacionit, që të fillojë implementimi i sistemit. Kompania emiratase që e zhvillon këtë sistem është më e mira në botë. Ata nuk ia kanë dhënë askujt tjetër këtë sistem; na e kanë dhënë ne, sepse e kam kërkuar me këmbëngulje. Implementimi kërkon 12 muaj për të vendosur gjithçka, dhe më pas do të kemi mundësinë të bëjmë planet dhe t’i monitorojmë ato”, pvrfundoi Kryeministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Anglia fiton në Tiranë ndaj Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare u mposht 0-2 nga Anglia në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në ndeshjen e fundit të Grupit K…

Global 360

Kosova fiton ndaj Sllovenisë dhe siguron “Play-offin”

Dardanët kanë shënuar fitore historike në ndeshjen e madhe luftarake në Lubjanë kundër Sllovenisë.

Diplovista

Rama për ”Corriere della Sera”: Për qendrat italiane në Shqipëri po presim paktin e ri evropian për migracionin

Për qendrat italiane në Shqipëri po presim paktin e ri evropian për migracionin, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Anglia fiton në Tiranë ndaj Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare u mposht 0-2 nga Anglia në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në ndeshjen e fundit të Grupit K…