Rritje me 3,6 miliardë lekë e investimeve në ujitje dhe mbrojtje nga përmbytjet

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për vitin 2026 parashikon një rritje të ndjeshme të investimeve në sektorin e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet.


Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për vitin 2026 parashikon një rritje të ndjeshme të investimeve në sektorin e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet.

Sipas të dhënave të ministrisë, gjatë vitit 2025 janë financuar 86 objekte, me një vlerë prej 2,3 miliardë lekësh, duke përfshirë ndërhyrje në rrjetin e ujitjes, rehabilitimin e hidrovoreve dhe projektet mbrojtëse kundër përmbytjeve. Këto investime u rritën edhe më tej falë aktit normativ të miratuar në muajin qershor.

Ndërsa për vitin 2026, buxheti për këtë sektor parashikon 3,6 miliardë lekë, ose 26,4% më shumë se një vit më parë. Sipas MBZHR, synimi është që rritja e fondeve të reflektohet drejtpërdrejt në rritjen e prodhimtarisë bujqësore dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj fermerëve. Investimet e brendshme për këtë sektor do të rriten me 36%, duke përfshirë modernizimin e rrjeteve të ujitjes dhe forcimin e infrastrukturës mbrojtëse ndaj përmbytjeve.

Shpërndarja e fondeve për vitin e ardhshëm parashikohet: 1,5 miliardë lekë për rehabilitimin e kanaleve ujitëse, prej të cilave rreth 70% në mbështetje të bashkive; 815 milionë lekë për investimet në argjinatura lumore; 250 milionë lekë për rehabilitimin e hidrovoreve.

Si pasojë e rritjes së financimeve të vitit 2025 me aktin normativ të tetorit, për vitin 2026 puna po vijon në 43 objekte, nga të cilat 22 janë projekte të bashkive.

Sipas ministrisë, ndërhyrjet në ujitje pritet të përmirësojnë ndjeshëm furnizimin me ujë për rreth 10,000 hektarë tokë bujqësore, duke rritur kapacitetet prodhuese dhe qëndrueshmërinë e sektorit bujqësor.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…