Rama: Trafiku në Tiranë sfidë, projekt me ekspertin nga Barcelona

Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot çështjen e trafikut në Tiranë një sfidë, ndërsa u shpreh se po punohet për adresimin e saj me rritjen e transportit publik dhe ndjekjen e politikave që u japin prioritet këmbësorëve.


Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot çështjen e trafikut në Tiranë një sfidë, ndërsa u shpreh se po punohet për adresimin e saj me rritjen e transportit publik dhe ndjekjen e politikave që u japin prioritet këmbësorëve.

Në një bashkëbisedim me banorët e njësisë nr.3 në Tiranë, Rama u shpreh se trafiku është një sfidë e madhe por duhet të kujtojmë se kemi qenë një kryeqytet me rreth 5 mijë makina.

“Sot jemi një vend që po shkon në 1 milion automjete. Kryeqyteti po rritet. Kur ne shkojmë në Stamboll ose Ankara për vizitë megjithë ato eskorta dhe sirena është një gjë e jashtëzakonshme të kalosh në atë trafik”, tha Rama.

Për Tiranën, Rama tha se kjo është një sfidë shumë e madhe që do shumë më tepër transport publik dhe një politikë komplet tjetër që e kemi nisur me bashkinë.

“Kemi angazhuar një nga ekspertët më të mirë të botë të trafikut që është nga Barcelona. Do të fillojmë të aplikojmë atë model të uljes së shpejtësisë brenda blloqeve të banimit dhe dhënies prioritet fëmijëve dhe të moshuarve. Por nuk janë gjëra që bëhen me humor, me aktorë, me të shara dhe shamatara. Sepse pastaj kur të bie në dorë që t’i bësh e shikon mirë se si është puna. Nuk bëhen dot nga klubet e natës që mblidhen ‘derrat e kënaqur’ të Migjenit dhe diskutojnë mbi të gjitha të zezat e Shqipërisë së sotme”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se në kohën kur bashkinë e Tiranës e mori e djathta u kthyen të gjitha gjërat mbrapsht.

Lexo më shumë nga

Lamallari: 380 të dënuar lirohen menjëherë nga amnistia penale

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari u shpreh sot në një intervistë televizive, se kriteri që udhëheq Amnistinë Penale është rrezikshmëria…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Lamallari: 380 të dënuar lirohen menjëherë nga amnistia penale

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari u shpreh sot në një intervistë televizive, se kriteri që udhëheq Amnistinë Penale është rrezikshmëria…